• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Speciale / Korridori 8, Bashkimi Evropian inkurajon Shqipërinë

by Java News
08/09/2015 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korridori tetë përfaqëson një mundësi historike për Shqipërinë. Nga pikëpamja politike, ai do të bëjë të mundur që vendi të zë një peshë të re gjeopolitike falë rolit strategjik që do të ketë si një urë që lidh vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë. Komisioni Evropian në fakt synon ta lidhë ndërtimin e korridoreve me një sërë reformash të brendshme. Konkretisht, ndërtimi i korridoreve iu është besuar Shteteve të përfshira gjeografikisht në të duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Projektet parashikojnë si ristrukturimin e infrastrukturës ekzistuese ashtu edhe ndërtime të reja, që do të financohen si nga sektori publik ashtu edhe ai privat. Aftësia e shteteve të përfshira për t’u angazhuar në mobilizimin e të gjitha burimeve të veta dhe për të garantuar një rend politik/administrativ do të jetë vendimtare për të tërhequr investitorët. Përtej kohëzgjatjes së hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian, kohët e fundit Brukseli e ka inkurajuar qeverinë shqiptare që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta bërë të zbatueshëm këtë projekt.

PROJEKTI

Korridori tetë, është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Qëllimi i projektit nuk është thjesht rifitimi i kohës së humbur dhe kapërcimi i prapambetjes ekonomike dhe tregtare të rajonit. Sipas këndvështrimit evropian këto korridore do të kontribuojnë në stabilitetin e një rajoni që ka qenë gjithmonë tepër i trazuar. Korridori tetë, lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi. Realizimi i kësaj vepre paraqet vështirësi të konsiderueshme në aspektin e realizimit të saj. Segmenti rrugor duhet ndërtuar nga fillimi. Trajektorja rrugore has dy pengesa malore, përkatësisht ajo ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ajo midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, të cilat gjenden në një terren të vështirë për t’u përshkuar. E njëjta gjë vlen edhe për linjën hekurudhore e cila është ndërprerë në dy pika. Gjithashtu, edhe gjendja e keqe në të cilën ndodhen strukturat ekzistuese në vend, përbëjnë shkakun kryesor të rritjes së çmimeve dhe zgjatjes së afateve kohore për përfundimin e punës.

ZHVILLIMI EKONOMIK

Shpresa e madhe se korridori tetë do të realizohet lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ai ka nga pikëpamja energjetike. Ai do të bënte të mundur që nëpërmjet Detit Mesdhe të bëheshin të aksesueshme burimet e mëdha energjetike të Kaspikut. Në fakt, jo rastësisht, investuesit amerikanë janë shumë të interesuar për këtë projekt. Kohët e fundit edhe Qeveria italiane ka treguar një vëmendje të veçantë për projektin në fjalë, duke e parë zgjatjen e planifikuar të Korridorit nga Brindizi në Bari si një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik në jug të vendit. Korridori tetë do ta projektojë Shqipërinë drejt tregjeve të Evropës Lindore dhe më gjerë. Ndërtimi i rrugëve, hekurudhave, porteve, logjistikës infrastrukturore dhe shërbimeve shtesë do të garantojë investime të mëdha të huaja. Nga kjo pikëpamje tashmë po aktivizohen kompani të interesuara për menaxhimin e tubacioneve të naftës dhe gazit të cilët nga Kaspiku do të mbërrijnë deri në bregdetin shqiptar. Pëpos faktit që ky, në terma afatshkurtër, do të jetë një biznes me leverdi, korridori gjithashtu do të sjellë avantazhe ekonomike strukturore që burojnë nga prania e subjekteve ndërkombëtare si dhe nga përfitimet që lidhen me përmirësimin e rrjetit të transportit dhe shërbimeve të brendshme. Perspektivat e mëdha ekonomike që ofron ky korridor, si dhe peisazhi i ri politik, duket se po dëshmojnë se si historia ka vendosur të kalojë sërish nëpër Tiranë. (javanews.al / a.m)

Next Post

E tepërt / Ronaldo u ruajt me helikopterë dhe snajpera

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    Interesting

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In