Spartak Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë, pa ikur ai PD s’vjen kurrë në pushtet!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të dobët historikisht që pas 1992, tani do të përballet në gjyq edhe për aferën në dosjen “Partizani”, pasi GJKKO kaloi sot për proces çështjen ndaj tij, dhëndrit dhe 3 të tjerëve.

Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat, avokati Spartak Ngjela për “Studio Live”, i pyetur për temat më të “nxehta’ të ditës në Shqipëri.

I ftuar nga moderatori Arbër Hitaj me një lidhje në studio, ai vuri theksin tek situata kritike ku ndodhet PD-ja dhe vetë kreu i saj.

“Ka konfliktim mes lidershipit dhe kryetarit. Kryetari është i dëmtuar nga goditjet, shpallja non grata, nën akuzë penale, sot ka qenë edhe në gjyq. Kriza e PD-së dhe ajo politike është e krijuar nga Saliu, ai është autori, sepse shpreson mes saj të shpëtojë. A do e arrijë dot? Do e shohim. Por sot GJKKO e kaloi për gjykim, SPAK e ka marrë të pandehur, situata penale e tij po rëndohet akoma më shumë. Janë bashkëpunëtorë ata, nuk kanë lidhje me shtetin. Të bëjë çfarë të dojë ai është në fushë penale, nëse dënohet sikur 1 apo dy vite, ikën nga politika, e ka ligji. Do shohim se si do eci puna, si do përfundojë, do shohim gjyqin dhe provat. Kjo është llogjika juridike”, tha Ngjela për situatën e kreut të PD-së në frontin politik dhe atë juridik pas zhvillimeve më të fundit.

Në lidhje me zgjedhjet ai u shpreh se PD mori rezultatin historik më të dobët.

“PD mori përqindjen më të vogël që nga 1992 deri sot, një rënie historike. Ata duhet të mbrojnë kryetarin. Është në proces gjyqësor e penal dhe non grata në SHBA. A do dënohet apo jo Saliu me burg, por nëse dënohet ikën nga politika, nuk e lejon më Kushtetuta. PD duhet të zgjedhë një lider të ri, nëse ndodh kjo për pak vite ata mundin Ramën. Me logjikë zgjidhet e keqja më e vogël, ndaj populli zgjodhi Ramën. Ndaj nëse ndryshojnë kryetarin mund të ketë ndryshim te partia, por nëse jo, Rama mund të rizgjidhet sërish”, tha Ngjela.

Për ish-deputetin demokrat, PD nuk vjen dot në pushtet po nuk zgjodhi në krye një kryetar të pakorruptuar.

“PD duhet të gjejë një figurë që i sjell në pushtet, të jetë i pakorruptuar. Kështu ngrihet shpejt. Të rigrupohet, organizohet dhe të vij në pushtet. Saliu është anormalitet, ne këtu ishim, çfarë vjedhjesh?! Votimi është vullnet politik, ia dhanë të majtës dhe e djathta ta ketë parasysh se është dobët. Nëse merresh me jo ma vodhën, jo e blenë, është e kotë, se këtë bën Saliu”, nënvizoi Ngjela për Report Tv.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.