• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela: Berisha nuk hyn dot në parlament sepse nuk e lejon ligji, vetëm nëse do Rama. Qeveria e re…

by Java News
25/08/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për dy mandatet e Ramës, qeevrinë e re dhe çështjen Berisha.

Ngjela thotë se deri më tani qeveritë e Ramës në dy mandatet e  para nuk kanë pasur asnjë arritje, por vetëm staniacion duke siguruar që mos ketë krizë.

“Çfarë arritjesh se s’kam dëgjuar? Ku në të gjitha fushat? Do thuash  çfarë? Ku di unë. Do thotë bëmë këtë, këtë, këtë. Është abstraksion. S’ka aritje. Staniacion. Pyetja ime është kjo, sa e blen këtë pas 8 vitesh. Sa e ke rrogën pas 8 vitesh? Çfarë arritjesh?

Bluzat e bardha s’janë rritje rroge, janë impenjim ndaj një sëmundje që s’ka orë, punon jashtë orarit. Mësuesit patën vlerësim shumë të vogël. Nuk e përfill. Çfarë fitove në 8 vite? Bëra rrugë thotë ai. Po nuk më sollën lekë në xhep nuk vlejnë. Ky s’është shtet komunist. Ato bëhen në funksion të njeriut. Do më tregosh çfarë fitova unë, të bësh investime për të rritur mirëqënien. Çfarë fituan në 8 vjet? Ato rroga janë. Po të çojë shteti në 1 milion lekë rrogën minimale, tronditet gjithë tregu. Nuk e pompon paranë në treg kapitali, ai i fut në bankë. Staniacion, ka vijuar, por s’ka patur krizë.

Për krimin dhe korrupsionin s’kemi të dhënat. Do të dalin në fund të vitit. 2020 me 2021 të krahasojmë. 2020 ka qenë izolim, krimi ka qenë në izolim, s’ka patur hapësirë. Demokracia e liria sjellin krimin. Duhet të kesh fuqi ta eleminosh. Sa më e madhe e liria, aq më shumë krim. ’’- tha Ngjela.

Sa i përket qeverisë së re, Ngjela tha se fytyra e saj do të shihet nga ministrat teksa kritikoi ministrat momentalë si anonimë që u bënë të njohur vetëm pasi i reklamoi Rama.

‘’Që të flas për qeverinë duhet të shoh ministrat. Po është me këta anonimët, se këta u njohën pasi i bëri ky. As sa Mao nuk kanë mend, leqë Mao ishte universal pavarësisht se ishte komunist. Mao kur bëri qeverinë e parë i la jashtë militantët. I thanë që po fut devijatorët, kundërshtarët vuri ky. E di sit ha Mao? Nuk kam çfarë bëj i tha, ata i njohin, juve jo.

Këta kryeministra, duke filluar nga Enver Hoxha në fazën e dytë e të tretë janë kundër botës akademike. Si mund të qeverisësh pa botë akademike. Ku dinë ata? Ata s’dinë ligjin. Këta janë kot. Ku ka pa bazë juridike në parlamentet perëndimore. A thonë do hyjnë në perëndim. Shih sa jurist e ekonomistë ka në parlamente? Nuk e mbajnë mësuesët e këta që thotë ai. Të shohim a do i drejtohet botës akademike, juristëve a ekonomistëve? ‘’- theksoi Ngjela.

Ndërkohë Ngjela thotë  i sigurt se Sali Berisha nuk hyn në parlament në shtator. Sipas avokatit, ish-kryeministrin e ndalon ligji i dekriminalizimit që e bëri vetë dhe fillimisht nuk e lejon KQZ dhe më pas Komisioni i mandateve në parlament. Për Ngjelën, të dy këto janë në dorë të socialistëve, dhe Berisha mund të hyjë në Kuvend vetëm nëse e lejon Edi Rama.

‘’Merr atë regjinë, të lexojë nenin 2 pikën 2 të dekriminalizimit të ligjit. Kush është non-grata në Amerikë nuk futet në parlament. S’njohin ligjin këta. Po të shkelet ligji hyn. Jemi dakord që ka një ligj që nuk e lejon.

Pika 2 e nenit 2, bile është pika 2 dhe ka nënpikat. Non-grata në Amerikë, i dëbuar për cënim të interesit kombëtar. A ishte kështu motivi i aktit të DASH? Do hyjë thua, po si do hyjë? Do shkosh tek KQZ, që të marrë emër për emër mandatet. Shumicën në KQZ e kanë socialistët. Nuk e kalon. Do shkojë në komisionin e mandateve. Ka procedurë shumë të rreptë. Pas kësaj, vjen komision i mandateve në Kuvend që del me vendim dhe nuk e pranon.

Edhe në komision janë shumica socialistë. Nuk hyn dot, hyn vetëm në një rast, nëse e lejon Rama, Rama e do se e sheh si gogol. Nuk fiton dot Rama pa të. Do thotë Rama ishte votim i fshehtë. Ligjërisht nuk lejon dot. Mazhoranca nuk e fut. Nëse do Rama pastaj nuk e di unë.

Nëse Berisha nuk lejohet të futet në parlament, do mundohet të kapë strukturat e veta të revoltës popullore. Trupat amerikane janë këtu, mbaron loja, mat. Berisha e ka bërë ligjin e dekriminalizimit. Po je nongrata në BE e Amerikë nuk hyn, mbaron loja. Këta donin që me ligjin e dekriminalizimit të fitonin ndaj Ramës, dhe fituan. Por këta e lejuan.’’- përfundoi Ngjela.

/m.j

Next Post
Çun Lajçi thur vargje emocionuese për të ndjerën, Marigona Osmani: Dashë shpirt para një burri të pa burrë…

Çun Lajçi thur vargje emocionuese për të ndjerën, Marigona Osmani: Dashë shpirt para një burri të pa burrë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In