Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka zhvilluar një takim me Ismail Morinën të njohur ndryshe edhe si Ballisti.
Braho e ka takuar Morinën në qeli, pasi dy ditë ma parë gjykata vendosi që ta lërë në burg për shkak se u kap me dy pistoleta.
Ditët e fundit politikanë, sportistë, artistë, por edhe shumë tifozë u kanë bërë thirrje institucioneve që ta lirojnë, pasi Ballisti është një nga heronjtë e Shqipërisë, që dha kontributin e tij për kualifikimin në Francë.
Ballisti ngriti dronin në Beograd, histori e cila përfundoi me 3 pikët për Shqipërinë në CAS.









