• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Braho sulmon kreun e Autoritetit të Dosjeve: Kryetarja s’është në rregull!

by Java News
24/10/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Socialiste kanë kritikuar kryetaren e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentjana Sula. Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore me shtatë kandidatët për një vend bosh në bordin e Autoritetit të Dosjeve, socialistët Spartak Braho dhe Bashkim Fino hodhën akuza për drejtimin e institucionit si edhe të kandidatëve të paraqitur.

Sipas Brahos, largimi i ish-anëtarit Daut Gumeni është faj i kryetares së Institucionit. Ai kërkoi shpjegime për përfaqësuesen e Autoritetit në Komisionin e Ligjeve për arsyen e largimit të Gumenit nga bori i Autoritetit. Më pas, ai hodhi akuza ndaj Sulës.

“Shikoni se atë kryetaren që kemi atje nuk e kemi shumë në rregull”, u shpreh Braho për Gentjana Sulën, e cila nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit. Ndërsa deputeti Fino u tregua më i ashpër me kandidatët duke u shprehur se ata nuk duhet të paraqiten në Komision vetëm për të marrë rrogën si anëtar.

“Çfarë ndryshon te ju në qoftë se Kuvendi voton për anëtarë të këtij Autoriteti nga pozicioni që keni, që jeni drejtor i një Drejtorie shumë të rëndësishme apo tjetri para jush. Nëse është për çështje rroge, nuk ia vlen të vijnë këtu dhe t’i votojmë fare”, tha Fino.

VAKANCA

Në muajin mars të këtij viti, ish-anëtari Daut Gumem dha dorëheqjen nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish-regjimit Komunist në Shqipëri, duke e akuzuar këtë institucion se ka dështuar në punën e tij, pasi që nga fillimi e deri më sot nuk ka hapur asnjë dosje të rëndësishme.

Pas dorëheqjes së tij, Kuvendi hapi procedurën për plotësimin e një vendi vakant, i cili vjen si propozim nga shoqatat e ish-të përndjekurve politikë. Në listën prej 8 kandidatësh për vendin vakant bëjnë pjesë edhe emra, të cilët prej vitesh janë marrë me këtë çështje, si Besim Ndregjoni apo Nevila Nika, apo edhe kandidatë të tjerë si: Ermira Shtino, Gjergj Marku, Pëllumb Gjuta, Selami Zalli, Skënder Vrioni, Ulusi Bici.

Komisioni, pas zhvilloi dëgjesat me të tetë kandidatët, vendosi që vlerësimin për secilën nga kandidaturat ta miratojë në mbledhjet e ardhshme. Komisioni i Ligjeve, në përfundim të procesit, do të hartojë një raport, të cilin do t’ia paraqesë seancës plenare për votim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidatët që do të shkojnë për votim në seancë plenare, do të votohen në mënyrë të fshehtë nga ku do të dalë edhe fituesi për vendin vakant në bordin e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ishSigurimit të Shtetit. Aktualisht, në drejtimin e Autoritetit të Dosjeve është Gentjana Sula, kryetare dhe Simon Miraka, Altin Hoxhaj dhe Marenglen Kasmi anëtar.

ma.me

Next Post
I dehur në timon, arrestohet shefi i policisë së Patosit, përplasi disa makina

Tragjedi në familje/ 10-vjeçari godet për vdekje me thikë vëllain e tij 13-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In