Spartak Braho dëshmon në Prokurori. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho pas letrës që u dërgoi drejtuesve më të lartë të shtetit, ku shprehte shqetësimin për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë Shqipërinë është paraqtiur në prokurori për të dëshmuar rreth infromacioneve që disponon.
Pak ditë më parë në prokurorinë e Tiranës dëshmoi edhe ish-ministri dhe deputeti i LSI, Prifti.
Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.
Në këtë letër, Spartak Braho pretendonte se ka prova të sigurta që persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skanadal.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkonte mbrojtje për familjarët e Ismailajt, pasi sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja për vendin.
Por pa kaluar shumë ditë ishte vetë Braho që përmes një deklarate shprehej se destabiliteti është qetësuar, por historia vazhdon….









