Spanjolli Roberto Martinez eshte zgjedhur seleksioneri i ri i ekipit te Belgjikes, beri te ditur Federata Belge (URBSFA) ne Twitter.
Martinez, 43 vjec, zevendeson belgun Marc Wilmots, i larguar pas kater vjet ne krye te seleksionit, duke e cuar ne Euro-2016, ku Djajte e Kuq u eliminuan ne cerekfinale nga Uellsi.
Seleksioneri i ri ka drejtuar ne Angli ekipin e Swansea, Wigan dhe per tre sezone Evertonin. Ai ka fituar nder te tjera nje Kupe te Anglise me Wigan ne 2013.
Roberto Martínez do te prezantohet zyrtarisht te enjten ne seline e URBSFA.