Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy është goditur me grusht në fytyrë gjatë një takimi elektoral në rajonin e vendlindjes.
Incidenti ka ndodhur në Pontevedra të Galicisë, ku po mbahej një tubim për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Rajoy, 60 vjeç nuk u dëmtua nga incidenti tha një zëdhënës i Partisë Popullore, por më vonë ai u shfaq në publik me një shenjtë të kuqe në fytyrë.
Pamjet tregojnë momentin kur një i ri godet fort kryeministrin në kokë duke i hedhur në tokë syzet. Minoreni u arrestuar nga policia.
Pavarësisht këtij incidenti, Rajoy vazhdoi axhendën e takimeve.
Partia e tij pritet të fitojë zgjedhjet edhe pse Spanja ka kaluar një prej krizave të më këqija ekonomike prej dekadash.