Argjentinasi Juan Eduardo Esnaider eshte caktuar te marten trajner i Getafe, duke zevendesuar Fran Escriba, i shkarkuar te henen, me detyre qe te shpetoje nga renia ne D2 ekipin e zones se Madridit.
“Juan Eduardo Esnaider eshte trajneri i ri i Getafe deri ne fund te ketij sezoni”, saktesoi klubi. Esnaider, ish-lojtar i Saragosse, i Real Madrid, Atletico Madrid dhe Juventus, ka qene ndihmes i spanjollit Michel Gonzalez kur drejtonte Getafe (2009-2011). Klubi i kryeqytetit spanjoll eshte ne vendin e 19-te ne Liga (28 pike), ne 12 ndeshje radhazi nuk ka realizuar asnje fitore ne kampionatin e Spanjes, pas humbjes 2-0 te dielen nga Villarreal.