Një drejtues i lartë i dyshuar i klanit të Camorra, mafia napolitane u arrestua në Spanjë që përkon me një seri arrestimesh në Itali, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle. Sipas mediave napolitane, ky arrestim u regjistrua më 17 janar, në të njëjtën kohë me një aksion nga ana e policisë në rajonin e Napolit kundër 17 personave, në mesin e tyre Rosaria Amato, e ashtuquajtura “Teze Rosaria” e dyshuar si drejtuesja e këtij klani që kontrollon trafikun e drogës në periferinë veriore të Napolit.
“Në kuadër të një hetimi të përbashkët me policinë italiane, agjentët e policisë spanjolle arrestuan një drejtues të Komorras napolitane në Alhaurín de la Torre, pranë Malagas në Costa del Sol (jug)”, sqaroi Ministria në një deklaratë të publikuar në Madrid, pa saktësuar datën e operacionit. “Bëhet fjalë për Giuseppe Iavarone”, tha për median një zëdhënëse e policisë spanjolle.
ma.me