Spanja e ka mundur sipas parashikimit 3:0 Shqipërinë në “Rico Perez”, për t’u kualifikuar edhe matematikisht në Kupën e Botës.
Spanja është treguar shume e fortë për Shqipërinë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes, por edhe i ka lejuar hapesira.
Rodrigo (16’), Isco (24’) dhe mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, (27’) shënuan për fitoren e spanjollëve që edhe matematikisht janë kualifikuar në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua mesfushori i Real Madridit, Isco, duke marrë notën (8.7), kurse Ajeti ishte lojari më i mirë për shqiptarët me notën 7.3, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)