• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanja nuk humbet kohë, zgjedh trajnerin e ri të kombëtares

by A R
13/06/2018 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës 2018, pasi Julen Lopetegui u shkarkua të mërkurën. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit ishte më parë drejtor sportiv i skuadrës kombëtare spanjolle, ndërsa tani do të bëjë trajnerin, pas largimit të habitshëm të Lopetegui të mërkurën.

Ky i fundit u emërua trajner i Real Madridit të martën, me një njoftim nga klubi galaktik, duke pretenduar se do ta merrte rolin e ri pas përfundimit të Kupës së Botës, me Spanjën të vendosur të luajë kundër Portugalisë në ndeshjen e hapjes, të premten.

Megjithatë, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) mori vendimin për të shkarkuar ish-trajnerin e Portos të mërkurën, duke e konsideruar të patolerueshëm negocimin me “Los Blancos” pa dijeninë e askujt, edhe pse ishte në krye të “La Roja”.

Hierro ka qenë më parë asistent trajner te Real Madridi dhe, gjithashtu, ka punuar si drejtor futbolli në klubin e Malaga. Sidoqoftë, ai ka drejtuar vetëm një klub në karrierën e tij si trajner, duke marrë përsipër Real Oviedon në “Segunda Divizion” të Spanjës, për sezonin 2016-2017. Më pas u largua me pëlqimin e ndërsjellë të dy palëve.

Hierro është më i njohur në Spanjë për ditët e tij të lojës me Real Madridin, ku tri herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë La Liga-n. Ai, gjithashtu, kaloi sezonin 2004-2005 duke luajtur nën drejtimin e Sam Allardyce, te Bolton Wanderers. Pas hapjes kundër Portugalisë, Spanja do të përballet me Iranin dhe Marokun në Grupin B, në Botërorin e Rusisë. /telesport/b.d

Next Post
Manjani sulmon bosin: Meta ia fut kot, KLD ka rënë!

Manjani sulmon ish-shefin: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In