• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spanja nuk e toleron Elon Musk, ndryshe nga Britania i përgjigjet “flakë për flakë” CEO-s së ‘X’

by A R
07/01/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Platformat e rrjeteve sociale duhet të jenë neutrale dhe të mos ndërhyjnë në çështjet politike të vendeve të tjera.”

Ky është reagimi i fortë që ka ardhur nga Spanja kundër fushatës që CEO i platformës ‘X’, Elon Musk duket se ka ndërmarrë kundër disa prej qeverive në Europë.

Reagimi erdhi nga zëdhënësja e qeverisë spanjolle, pasi Musk komentoi statistikat për të huajt e burgosur për përdhunim në vend.

Pilar Alegría po i përgjigjej një pyetje në lidhje me konfrontimin mes pronarit miliarder të platformës ‘X’ dhe liderëve evropianë, si kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne besojmë se këto platforma duhet të funksionojnë gjithmonë me neutralitet absolut dhe mbi të gjitha pa ndërhyrje”, tha ajo në konferencën për shtyp.

Të dielën, Musk, i cili do t’i bashkohet administratës së Donald Trump si këshilltar i jashtëm, komentoi me një pasthirrmë befasie (“Wow”), duke ripostuar në platformën e tij, nga llogaria e Visegrad24, një raport mbi dënimet për përdhunimet në Katalonja.

Shkrimi u botua në gazetën “La Razon” më 27 shtator me titullin “91% e të dënuarve për përdhunim në Katalonjë janë të huaj” dhe me nëntitull “emigrantët përbëjnë 17% të popullsisë totale të rajonit”.

Shifrat nga autoritetet katalanase të cituara nga gazeta në atë kohë treguan se 22 nga 24 personat e dënuar për përdhunim në Katalonjë nuk ishin shtetas spanjollë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, qëndrimi liberal i të cilit për emigracionin është kritikuar ashpër nga partia e ekstremit të djathtë Vox, hodhi poshtë çdo lidhje midis emigracionit dhe krimit, duke thënë se “të huajt nuk janë as më të mirë dhe as më të keq se spanjollët”.

Next Post
VIDEO/ Shqiptari tenton të trafikojë 11 kg heroinë në Kroaci, iu kapën 20 pako të vendosura në gomën e makinës

Bilanci i një viti, në Tiranë u sekuestruan 18 kg kokainë, mbi 300 persona në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In