Spanja arriti një fitore të vështirë kundër Çekisë, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Gerrard Pique, tri minuta para fundit të kohës së rregullt.
Fituesit e dy evropianëve të fundit e dominuan takimin, por nuk arritën të thyenin portierin Petr Cech, deri në fund.
Fitorja e vështirë mbetet gjithsesi një start i mirë për Spanjën, e cila lë pas zhgënjimin e dy viteve më parë në botëror, kur u elimina në grup e ku debutoi me humbjen 1-5 me Holandën.
D.I.