Portugalia ka barazuar 1-1 ndaj Iranit duke humbur kështu vendin e parë në minutat shtesë të ndeshjes. Teksa të gjithë po mendonin se Portugalia do të fitonte duelin në distancë me Spanjën, një gol i iranianëve nga pika e bardhë e penalltisë, dhe goli i Iago Aspas ndaj Marokut ka kthyer gjithçka brenda dy minutave.

Spanja ka vuajtur pafund ndaj Marokut super të motivuar por në fund i ka buzëqeshur fati teksa ka barazuar 2-2 duke marrë edhe vendin e parë të grupit me barazimin e Portugalisë. Ishin marokenët ata që kaluan të parët në avantazh por Isco i kundërpërgjigjet menjëherë.










