• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK s’po i dëgjon ulërimat e të vrarëve prej teje”/ Spiropali, replikë me Berishën në Kuvend: E bëni mirë rolin e viktimës

by Java News
09/05/2022 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit drejt qeverisë.

Ministrja Spiropali ka sjellë në vëmendje ngjarjet për të cilat akuzohet Berisha si përgjegjës, që nga tragjedia e Gërdecit, tek çështja e ÇEZ-it e Kompleksi Partizani.

Sipas ministers, Berisha e luan mirë rolin e viktimës përsa kohë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe viktimave të ish-kryeministrit.

Spiropali: Sali, ti nuk ke faj që flet për prokurorë, për vrasje, grabitje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë, por edhe me armën ngrehur. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga boronicat e Gërdecit, tek Nduja i ÇEZ-it, tek kompleksi Partizani i dhëndrit.

Siç duket, bën mirë që e bën rolin e viktimës, nga Parisi drejt Ëashingtonit, derisa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurva dhe të vrarëve prej teje. Pa folur për ata që u vranë poshtë dritares tënde, ulërimat e tyre janar më janar dhe drejtësia e familjarëve të tyre nuk mbërrin deri në dritaret e SPAK-ut.

Dua ta them këtu me keqardhje, sepse është kjo shumicë që e ka mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë, atëherë kur godisnit me molotov sepse reforma në drejtësi kërkonte vota në Kuvend. Kur ligjet e posaçme të saj duhet t’i kalonit, ju britnit dhe godisnit jashtë këtyre institucioneve për t’i bërë presion politikës dhe drejtësisë për të thënë pa ne kjo punë nuk bëhet, pa ne nuk ka për të ndryshuar.

Ja do ta shohim, bën mirë që e përqesh SPAK-un dhe e quan SKAP përderisa nuk të ka kapur ende dhe nuk të ka vënë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli me pasojë edhe vrasje njerëzish. Ti thua po ashtu se Edi Rama po i bën presion SPAK-ut se ka frikë nga ty.

Ku ka rival më të mirë se ty. Edi Rama nuk mund të gjente sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Edi Ramën dhe PS-në, kandidatura jote është më e mirë se asgjëja, dhe po të ishte për garë politike, bujrum ku ta gjejmë që të dalësh këtu dhe të kundërmosh siç ke bërë në 31 vite pa asnjë fre, etikë dhe për të vërtetën. Duam t’ia heqim këtë erë politikës shqiptare.

Fëmijët dhe të rinjtë, ata që kanë emigruar, duan më në fund të çlirohen nga kjo ulërimë, gënjeshtër, nga ky mashtrim që e sheh politikën si një armë për të asgjësuar kundërshtarin. Këtë duam të bëjmë ne dhe këtë do bëjmë ne. Më erdhi keq që një deputete e re foli me të njëjtën gjuhë si ju. Ndërkohë vrasjen që i shkaktojnë vetë. Për këto nuk përgjigjen, nuk u thonë kurrë më fal familjarëve.

Përsa kohë nuk kanë ndërgjegjen për të thënë më fal, atëherë organet e drejtësisë le të na thonë a është ky plaku qelibar që hiqet, apo është ai që e njohin SHBA dhe shqiptarët. Të na thonë, dhe po erdhi puna, ububu le t’i kërkojmë falje këtij plaku qelibarë. Le të na ndriçojë drejtësia në këtë pikë. Nuk kemi nevojë për këto akuza këtu. Drejtësi le të bëhet./m.j

Next Post
Rivalizon Berishën për kreun e PD, Elezi: Albana Vokshi dhe Edi Paloka hajdutë votash

Rivalizon Berishën për kreun e PD, Elezi: Albana Vokshi dhe Edi Paloka hajdutë votash

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Kujt i ankohesh zonje? Ja, kjo eshte reforma e juaja ne drejtesi! Deshtim spektakolare i PS,. Sa per nderkombetaret, ata vazhdojne eksperimentet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

January 13, 2026
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

January 13, 2026
Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

January 13, 2026
Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shtetit: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Forcat Operacionale nisen drejt…

January 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor! Janë bërë si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private..

January 13, 2026
Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

January 13, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

January 13, 2026
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In