• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

by Lorenc Vangjeli
07/01/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ditën e paraqitjes së tij të parë me detyrim në SPAK Berisha përmendi një dosje penale duke akuzuar ish-ministrin e brendshëm Balla. Në konferencën për shtyp që pasoi pohoi ekzistencën e një dosjeje hetimore me fat të paqartë edhe për deputetin Majko. Berisha ka lënë të kuptohet se ai ka në zotërim të paktën dhjetë-dymbëdhjetë dosje penale, ende nën hetim nga SPAK.

Me të gjitha gjasat, Berisha do të publikojë pjesë të tyre në mënyrë selektive e me një strategji të qartë. Të theksojë perceptimin publik për shkallën e korrupsionit të qeverisjes dhe lidhjeve të saj me krimin. Do ta bëjë një gjë të tillë duke e rritur gradualisht ritmin me afrimin e fushatës zgjedhore dhe duke pohuar si të vërtetë atë që SPAK vetëm e dyshon dhe duke dhënë vendim edhe përpara se dyshimet të shkojnë në gjykatë. Dhe këtu del në dritë grotesku madhështor i politikës hilanjose të Tiranës që kërkon të mbrohet në mënyrë tmerrësisht qesharake, por me mjete dramatike: “Më hetoni mua? Por shihni sesa të korruptuar janë këta!”, thotë Berisha, a thua se 99 hijet e grisë dhe të zezës tek kundërshtari, e bëjnë atë vetë të bardhë. Kjo metodologji është monedhë e vjetër këmbimi në Tiranën politike që të majtë e të djathtë ja kanë lënë me vite njëri-tjetrin në derë. Ajo ka qenë mjet pagese e përdorur reciprokisht, duke e konsideruar kundërshtarin lavanderi për mëkatet vetjake.

-I-

Ka një keqkuptim absurd dhe shpjegim tmerrësisht sipërfaqësor për marrëdhënien e SPAK-ut me politikën. Ato lidhen kryesisht me padurimin e publikut për të ndëshkuar gjithkënd nga politikanët që në perceptim janë të korruptuar dhe me raportin e goditjes së këtij institucioni në të dy krahët e politikës shqiptare.

Eshtë e vështirë të shpjegohen disa kundërthënie; për një politikan, ndryshe nga qytetari i zakonshëm, edhe vetëm perceptimi mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u ndëshkuar moralisht. Kurse ndëshkimi penal duhet të kalojë mes procesit që të vërtetojë fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Dhe ky është një proces që kërkon kohë, shpesh edhe shumë e shumë kohë që nuk përputhet me durimin e publikut që ndëshkimi të ndodhë “tani dhe menjëherë!’. Për të shmangur një gjë të tillë, mjeti kryesor në demokraci, është peridiociteti i zgjedhjeve apo edhe instrumenti i dorëheqjes. Në mungesë të institucionit të zgjedhjeve për shkak të deformimit të tyre dhe ndikimit absolut të kryetarëve të partive në cilësinë e të zgjedhurve dhe në mungesë të plotë të standartit për dorëheqje, ndëshkimi në politikë duket se do të vijë edhe për shumë kohë vetëm nga drejtësia. Dhe po për këtë arsye, lypset të pritet dhe vetë durimi të bëjë durim.

-II-

Kritikët dhe skeptikët që SPAK-u i tërheq mbi vete nga rradhët e mëkatarëve, nga sëra e idealistëve apo dhe të paditurve, përmendin një raport në dukje të zhdrejtë mes goditjes së politikanëve nga opozita dhe kundërshtarëve të tyre në pozitë. Nga njëra anë janë dy politikanët më të zëshëm, Berisha e Meta – kreu i PL-së madje edhe në arrest me burg – Mediu, në proces gjyqësor apo Salianji i dënuar, kurse nga ana tjetër janë nën hetim “vetëm ata që ka lëshuar Rama!”. Dhe këtu përfshihet edhe ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, Beqja i arrestuar apo dhe kryebashkiaku Veliaj nën hetim. Askush nuk llogarit një aradhë të madhe me zyrtarë e administratorë të lartë të arrestuar apo nën hetim, deputetë apo kryetarë bashkie, një pjesë tashmë edhe të dënuar. Nguti i kritikëve do të vinte shenjën e barazisë apo dhe të ekuilibrit në goditje vetëm nëse kjo do të ndodhte me Ramën. Ky është një shpjegim më së paku naiv dhe kjo e bën edhe më qesharak këtë lloj skepticizmi sepse ngrihet mbi aksiomën: “Eshtë Rama vetë që kontrollon dhe dirigjon SPAK-un që të godasë opozitën dhe armiqtë e krijuar mes ish-miqve të tij”. Goditja penale, si rregull, nuk ka ngjyrë politike, pavarësisht përpjekjeve të parreshtuara të politikës për ta ndikuar atë. Ajo godet individin. Por sa është e vërtetë kjo, ana tjetër e të njëjtës së vërtetë, e vendosur në rrafsh kohor, i jep këtij arsyetimi edhe një përmasë tjetër.

-III-

Me listën e emrave nën goditje nga opozita dhe disa deputetë të tjerë të saj nën hetim, mbyllet hesapi i saj me drejtësinë. Vështirë që të hapen çështje të reja për histori të vjetra të ish-ministrave të saj. Nga ana tjetër, në SPAK janë një sërë çështjesh e dosjesh të nxehta, të lidhura me emra domethënës të socialistëve. Disa prej tyre edhe të “stazhionuara” aty prej vitesh. Hetimi gjyqësor i tyre tashmë është çështje kohe, por nëse ato dosje nuk do të kenë marrë udhë drejt përfundimit të hetimeve deri përpara, ndoshta, edhe një muaj nga nisja e fushatës elektorale, ato mund të afrojnë një efekt të frikshëm anësor. Një efekt që do të shërbente për të deklasifikuar bindjen se qeverisjet janë problemi real i çdo vendi. Dhe në rastin e “përvetshëm” shqiptar, gjykuar nga intesiteti i goditjes, do të dukej se problemi është opozita.

Në fakt, në këtë stinë përvëluese parazgjedhore, problemet do të vijnë nga opozita. Si tellallët e dikurshëm në Mesjetë, Berisha do të hapë anë e kënd lajmin për ministra e ish-ministra socialistë të përfshirë në korrupsion e në marrëdhënie të papërshtatshme me botën e krimit. Duke përdorur pikërisht disa nga dosjet hetimore të SPAK-ut që ka në dispozicion dhe duke nisur sezonin final të gjuetisë së shtrigave “socialiste”, me kërcënimin: “Hapu dhe’… që të futen ata!”. Si në Mesjetë. Dhe si për të konstrastruar me kalendarin aktual të Shqipërisë, të mallkuar apo bekuar për të jetuar në kohëra interesante.

Next Post
Censusi shtyhet deri në 15 nëntor; vështirësi me gjetjen e familjeve të zhvendosura nga tërmeti

Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In