• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK s’është çmendur të më thërrasë”/ Braho: Grupi i Rithemelimit, çetë kriminelësh. Nuk njihet ligjërisht!

by Java News
08/02/2022 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti socialist Spartak Braho, i ftuar në emisionin “Frontline” në “News24” foli për padinë e dorëzuar në SPAK nga Grupi i Rithemelimit.

Gjatë bisedës në studion me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se Grupi i Rithemelimit nuk është i njohur ligjërisht dhe se nuk ka subjekt ligjor.

Braho gjithashtu hodhi akuza të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se nëse në protestën e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD nuk do të ishte ndërhyrë nga policia atëherë do të ishim përballur me pasoja të rënda.

“Çetë kriminelësh”, kështu i ka cilësuar Braho Berishën dhe grupin e tij.

Pjesë nga intervista:

Braho: Kemi gjithë këto ngjarje, kemi në shqyrtim çështjen e presidentit, ka një ngjarje akoma më madhore që është konflikti në Ukrainë. Pra kemi edhe zgjedhjet e 6 marsit, kemi Vangjush Dakon..

Zgjedhje të tjera në horizont?

Braho: Po të më pyesnin do të rekomandoja të bëjnë zgjedhje parlamentare. Situata politik është e ngarkuar dhe një valvul për të shfryrë janë edhe zgjedhjet.

Rama është i qetë me qeverisjen e tij të tretë?

Braho: Jo i qetë, por është komod fare. Dhe fakti që nuk ka opozitë tregon se duhet të përzihet edhe një herë kjo situatë.

Emri juaj në SPAK?

Braho: Kush është grupi i Rithemelimit. Ligjërisht nuk është njohur fare ky grup, as nga KQZ.

Është e palegalizuar. Nuk ka subjekt ligjor.

SPAK e ka regjistruar padinë?

Braho: Kush e ka firmosur? Nuk ka grup Rithemelimi…Kush është prekur nga shpifa nga grupi i Rithemelimit, muli…

Ju kanë thirrur në prokurori?

Braho: Jo. Nuk ka subjekt në kët rast është një strukturë që tentoi të krijonte një subjekt, por që nuk është njohur ligjërisht.

Nuk do të shkoni edhe nëse ju thërrasin?

Braho: Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë mua. Kush është fyer në këtë rast? Grupi i Rithemelimit? Padi bëhen për ditë, por fakti qëndron sa janë legale dhe sa detyrojnë SPAK ta vënë në lëvizje. Kush u vra u vra njeri?

Ju prisnit vërtet që dikush të bëhej viktimë?

Braho: Patjetër. Këtë e kanë thënë të gjithë ata që ishin brenda. E tha edhe zoti Escobar, ishte një ngjarje e rëndë tha. Shyqyr që nuk pati viktima.

Përse vendosët ta bëni publik një gjë të tillë?

Braho: Sepse e njoh mirë kush është Sali Berisha dhe nuk doja . Dy minuta të kishin kaluar atje brenda do të ishte bërë kërdia…Ata do t’i merrni mbarë. Çetë kriminelësh, nuk janë akuza të forta, ky është realiteti. Unë që e njoh mirë kush është…

Ju mendoni se do të ketë sërish protesta?

Braho: Protesta nuk ka gjë të keqe që të ketë, janë pozitive pëe shëndetin e shteti, por jo protesta me të vrarë…/m.j

Next Post
Kamioni përplas këmbësoren në Milot, 50-vjeçarja transportohet drejt Traumës

Emri/ U përplas nga kamioni në Milot, ndërron jetë te spitali i Traumës 50-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In