• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK “prish foletë” e të fortëve, sekuestron miliona euro pasuri/ Delia: Po ndodhin larje hesapesh për llogari të Martinajt

by Java News
18/05/2024 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme ka goditur shtatë grupe kriminale, ndërsa ka vënë në shënjestër emra të fortësh, që njihen për veprimtarinë e tyre kriminale. SPAK dha detaje për aksionin e ndërmarrë të premten, ndërsa ka lëshuar 50 urdhër arreste për emra të njohur në botën e krimit, të cilët janë përfshirë në vrasje, trafikim dhe kultivim lëndësh narkotike.

Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia e ftuar në ABC News u shpreh se edhe pse i zhdukur, emri i Ervis Martinajt del në dosjen e tretë duke treguar aleancat dhe bashkëpunimet e tij me eksponentë të krimit.

Krahas shenjtërimit të personave problematikë, SPAK theksoi se ka sekuestruar miliona euro pasuri, bizhuteri dhe gjëra të tjera me vlerë, të cilat disponoheshin nga klanet mafioze.

“Edhe pse I zhdukur, emri i Ervis Martinaj del në dosjen e tretë. Është një pasuri marramendëse. Janë personazhe që kanë ndërtuar perandori . Përveç parave cash, janë bizhuteri, automjete luksoze dhe shumë e shumë gjëra të tjera”, ta gazetarja.

Referuar dosjes së SPAK, ajo qe del në pah është fakti se Emiliano Shullazi edhe pse i ndodhur në burg dhe i izoluar në sistemin 41 biss, ka bërë aleancë me Ervis Martinajn.

“Ajo që del nga kjo dosje, dokumenton se ka pasur bashkëpunime edhe nga burgu mes Emiliano Shullazit me Ervis Martinaj. Martinaj bën aleancë me grupin në Lezhë dhe me Shullazin”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se po ndodhin ngjarje kriminale brenda dhe jashtë vendit, të cilat hedhin dyshime të forta se mund të kryhen për llogari të Ervis Martinajt.

“Po ndodhin krime dhe hesape që po lahen për të dhe nuk dihen kush është pas tyre. Nëse është ai pas këtyre apo dikush tjetër. Mund të këtë persona që kanë punuar për të dhe që mund të jenë aktivë. Policia ka dijeni prej disa prej tyre, të cilët vijojnë të jenë aktivë”, tha ajo.

E pyetur për arrestimin e Leonard Dukës në Belgjikë, i cilësuar i kreu i klanit “Duka” dhe armik i përbetuar i Ervis Martinajt, gazetarja Delia tha se ky personazh me shumë gjasë nuk do pranojë të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare.

Gazetarja më tej aksionin e SPAK në goditjen e grupeve mafioze e cilësoi si një hap pozitiv, që sipas saj duhet të vijojë për zbardhjen e të gjitha krimeve.

“Leonard Duka konsiderohet në nivel drejtimi dhe jo zbatimi, Është vështirë të kthen të penduar dhe në bashkëpunëtorë, sepse e kanë në natyrën e tyre që të heshtin. Ky është një fillim shumë i mirë dhe është një shpresë, se krimi do godite që në rrënjët e tij. Është një shenje e mirë. Të paktën t’u prihen financat. Po të duash të godasësh krimin fillimisht duhet t’i  godasësh financat.”, tha ajo./abc

Next Post
VIDEO/ Rienergjizimi i PS: Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

VIDEO/ Rienergjizimi i PS: Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In