• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

SPAK, politika dhe tallavaja publike

by Ben Andoni
13/07/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Drejtësia është një nga idealet më të rëndësishme në bashkëkohësinë tonë sociale. Kjo është ajo për të cilën publiku ëndërron dhe përpiqet për të krijuar një mjedis social-politik- ekonomik të drejtë dhe të barabartë. Institucionet e strukturojnë. Veçse, asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse dalin politikanët të qeshur nga kuartieri i SPAK-ut! Mund të rrinë disa orë, të shoqërohen dhe me avokatë dhe të dalin sërish të buzëqeshur dhe kanë gati përgjigjen standarde: U pyetëm për gjëra për të cilat ishim në dijeni. Jemi kurdoherë në duar të drejtësisë. Pyetja e thjeshtë që të vjen është nëse është kaq e thjeshtë, atyre mund t’u merret përgjigja via-email ose me incizim direkt dhe kaq. Por, nuk ndodh kështu. Edhe tani, që SPAK-u po jep shenja, sërish mbetesh i zhgënjyer sesi shumë kauza nuk po preken dhe sesi shumë informacione qarkullojnë dhe i përdorin politikanët e PD-së, ndërkohë që socialistët heshtin apo anasjelltas! Pse ushqehet në këtë mënyrë tallavaja publike, ku të gjithë akuzojnë dhe jo pak i shërbejnë të keqes me thashethemnajën? Pse publikut nuk i bën më përshtypje: E keqja? Po si ka mundësi që asnjë nuk e di nga ana e PS-së atë që po ndodh me Arben Ahmetajn? Si ka mundësi që ikën ish-kryeprokurori i vendit Llalla dhe shteti e ka të pamundur të argumentojë fajësitë e tij? Si ka mundësi që Ilir Meta mban mbi kurriz gjithë ato akuza dhe nuk arrin t’i provohet asgjë? Si ka mundësi që Rama lan duart për këdo dhe çfarë do që ndodh në strukturën e tij? Si ka mundësi që ligjëron kaq krenar Berisha në parlament me katër non-grata në kurriz? Si dhe si…? Si ka mundësi që në rrjet qarkullojnë fotot e Arben Ahmetajt dhe organet e specializuara nuk munden ta gjëjnë? Për çfarë shërbejnë gjithë ato agjenci shërbimesh dhe inteligjente, kur publiku është i përballur ngado me të keqen?!

Për këto nuk ka përgjigje dhe nuk do të ketë asnjëherë. Kur merr vesh se interesat e të dy palëve ngërthehen, atëherë kupton sa e pamundur është. Kur të thonë dhe në media del se në tendera fitojnë sërish të njëjtit njerëz (të dy palëve), atëherë kupton se drejtësia është e vetmja që mund ta përballë. Por, SPAK-u, si një nga strukturat me më shumë pritshmëri nga publiku, është ende larg objektivave të saj. Ashtu si e gjithë Drejtësia e vendit tonë. E para se njerëzit që janë aty, më shumë u duhet të shikojnë konjukturat sesa të përballin realitetin. E dyta se përpos profesionalizimit të munguar, që e shikon në argumentimet e verdikteve, shqiptari shikon dhe mungesën e sensit shtetar të tyre. Për keqardhje kësaj i shtohet fakti që një pjesë e publikut shikon tifozllëk në ngjarje dhe nuk dëshiron të reagojë moralisht.  Nuk i kushtonte asgjë t’i jepte prioritete çështjes së PD-së, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kaosit, që ka krijuar kjo forcë politike me derivatet e saj. Drejtësisë nuk i kushton asgjë, që t’i tregojë realisht Ekzekutivit peshën e gjykimeve të saj. Nuk do ketë kurrë qetësi në vendin tonë, nëse nuk do ketë Drejtësi të vërtetë. Martin Luther King Jr. e shprehte një ide në momentet më të vështira të përballjes me padrejtësinë racore në SHBA:  “Përparimi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm… Çdo hap drejt synimit të drejtësisë kërkon sakrificë, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe shqetësimi i pasionuar i individëve të përkushtuar”. Me gjithë respektin dhe pritshmërinë, Drejtësia është ende larg kësaj sfide. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
“Je i trashë, ik mos na…”, Spiropali-Nokës: Bashkëshorti im s’ka lidhje me inceneratorët

“Je i trashë, ik mos na…”, Spiropali-Nokës: Bashkëshorti im s’ka lidhje me inceneratorët

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo Ben. Spak në Skaner!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In