• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK po reformon dhe “luftëtarët anti-SPAK”

by Mero Baze
07/12/2024 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protesta e partisë së Ilir Metës para zyrave të SPAK-ut u braktis nga të gjitha palët.

Fillimisht, u braktis nga vetë partia e Ilir Metës dhe ish-partia e tij, LSI. Asnjë eksponent i njohur i LSI-së apo Partisë së Lirisë nuk denjoi të shkonte, përveç 10-15 nëpunësve që Ilir Meta ka lënë në parti.

Në fakt, nuk ka shumë logjikë të kërkosh arsye pse është braktisur protesta, pasi ka më shumë logjikë të mendosh që nuk ekziston më fuqia e partisë që kishte Ilir Meta kur ishte jashtë pushtetit.

Pra, vetë LSI-ja dhe më pas Partia e Lirisë, kanë filluar të reflektojnë se beteja me SPAK nuk bëhet para godinës së SPAK-ut, por brenda godinës së saj. Dhe aty brenda nuk kanë shumë qejf të hyjnë.

Por ajo që është interesante është se PD-ja e Berishës, e cila ka pasur zakon që furnizonte me “ushtarë” Ilir Metën sa herë ai shpallte protesta, si ajo e “popullit të 2 Marsit”, nuk i ofroi asnjë ushtar këtë herë, ndërkohë që Meta i është bashkuar betejave të Berishës kundër SPAK-ut.

Dhe këtu ka zhvillime të reja. Berisha është në hall se si të gjejë një pozicion komod kundër SPAK-ut. Për shembull, kontrolli ndaj të afërmve të Veliajt njëherë e quajti sukses të Belindit, që ka protestuar 4 muaj para Bashkisë, pastaj sukses të Ramës që e ka bërë “kurban”.

Por nuk i ngjit as njëra, as tjetra. Nëse do t’i lërë meritat protestave para Bashkisë, i bie që SPAK është i dirigjuar përmes protestave, dhe atëherë s’ka kuptim pse ka braktisur protestën para SPAK-ut të Ilir Metës. Nëse mbron tezën që SPAK-un e komandon Rama, atëherë i bie që ka bërë kot protesta para Bashkisë, por duhet të bënte ndonjë pazar me Ramën.

Akoma më në hall duket ndonjë portal që jeton me mëditjet e ministrave të Ramës, dhe atë që kanë caktuar si gazetar e gjen në çdo paradhomë ministri, apo në çdo vdekje apo ditëlindje ministrash. Pasi është vetëshpallur opozitar dhe është vetëdeklaruar se mbështet edhe SPAK-un, edhe Berishën, ai për të justifikuar mëditjet e qeverisë, sqaron çdo ditë Berishën se atë e manipulon Erion Veliaj kundër SPAK-ut, se përndryshe ai, Berisha është me SPAK-un, por nuk e kupton. Kështu, nuk duket spiun i socialistëve brenda Berishës dhe justifikon lekët që merr nga socialistët.

Eshtë e njëjta skemë si ka vepruar me të gjithë ata që përfundonin në SPAK, përfshirë ministrat e Ramës. U merrte lekë dhe dosje, duke i përdorur kundër njëri-tjetrit, derisa përfundonin në SPAK. Pastaj ç’fat të kenë. Njësoj si tani me Berishën.

E përbashkëta e gjithë këtyre akrobacirave është fakti që kanë kuptuar se SPAK nuk varet as nga ata, as nga Rama, as nga Berisha, dhe mund t’u bëjë gjëmën të gjithëve. Kjo vlen edhe për socialistët në luftërat brenda tyre.

Për ta kuptuar këtë, po bisedoja këto ditë me një koleg timin të vjetër, gazetar prej vitit 1990, rreth detajeve nga festa zyrtare e 28 nëntorit në Pallatin e Brigadave.

Kemi që nga 1991 që shkojmë në atë festë. Mbaj mend që dy vitet e para, të gjithë mblidheshin rreth ambasadorit amerikan. Ai ishte në qendër të vëmendjes së festës.

Pastaj, befas, u bë i rëndësishëm ambasadori grek, se jepte viza. Të gjithë politikanët në festë përpiqeshin të takonin “rastësisht” atë.

Pastaj dolën vizat Shengen dhe u bë i rëndësishëm ambasadori italian, se jepte viza dyvjeçare.

Pastaj u hoqën vizat fare dhe iu rikthye rëndësia ambasadorit amerikan. Me fillimin e Reformës në Drejtësi, rëndësia e tyre u shtua.

Në këtë festë, këtë vit, të gjithë ndiqnin me sy ku ishte Altin Dumani dhe bënin sikur u binte rruga andej për t’i folur, edhe pse nuk kishte fare ambasador amerikan.

Kjo është arsyeja që të gjithë “luftëtarët anti-SPAK” po reformohen dhe po përpiqen secili të shikojë hallin e tij.

Next Post
Sulmi në Zubin-Potok, Kurti: Grupet terroriste serbo-ruse kërkojnë  destabilizimin e Kosovës

Sulmi në Zubin-Potok, Kurti: Grupet terroriste serbo-ruse kërkojnë destabilizimin e Kosovës

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Mero i tërbove anti-SPAK-ët , i bëre për ibret kur thotë populli. I ke lënë si dikur obortari që la mbretin e tij lakuriq. Bravo .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In