• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, pakt mes PD e PS për dosjet e politikanëve

by Aalison Pearse Stevens
12/10/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Partisë Demokratike për të votuar një nga ligjet që kishte kontestuar më shumë, pra ligjin për SPAK-un, dhe refuzimi për të votuar pesë ligjet e tjera prioritare, ngriri një dyshim dhe pikëpyetje të madhe. Qëndrimi me dy standarde u konstatua edhe nga figura të opozitës, si Eduard Selami, Majlinda Bregu etj.

 

Por pas vendimit paradoksal duket se fshihet një garanci dhe pakt i maskuar mes palëve. Para finalizimit me votë në Parlamentit, ligji i SPAK ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm, me konsensusin e të dy palëve politike, që ka të bëjë me pavarësinë e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, strukturës që do të godasë korrupsionin në nivele të larta. Konkretisht, sipas variantit të miratuar të ligjit për SPAK, politikanët, të cilët pritet të jenë edhe objekti kryesor i organeve të reja anti-korrupsion, mund të ndërhyjnë dhe ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm mbi prokurorët specialë, duke mos u veshur me përgjegjësi penale.

 

Përjashtimi nga përgjegjësia

Përjashtimi i politikanëve nga përgjegjësia penale duket se është bërë duke shfrytëzuar debatet dhe polemikat për nenin që parashikonte censurimin e mediave. Pati një presion të madh për përjashtimin e mediave nga përgjegjësia penale.

 

Ndërkaq, ligjvënësit reflektuan menjëherë, por përpos mediave, përjashtuan edhe autoritetet publike nga përgjegjësia. Por, nëse liria e mediave është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në konventat ndërkombëtare, politikanët janë identifikuar si faktori kryesor për degradimin e drejtësisë, me anë të emërimeve dhe më pas ndërhyrjeve në sistem.

 

Dhe ligji i miratuar për ngritjen e Gjykatës Speciale, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit nuk i mbron organet e reja të drejtësisë nga ndërhyrjet politike. Ndikimet e paligjshme në punën e prokurorëve dhe gjykatësve janë parashikuar si vepër penale në Kodin Penale, por deri më sot nuk është proceduar ndonjë politikan për ndikim në sistem. Ndaj, sanksionimi në ligjin e SPAK mund ta bënte drejtësisë e re më imune nga politika.

 

Ndryshimi

Bëhet fjalë për nenin e shumëdebatuar 13. Pika 3 e nenit 13 parashikonte që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

 

Në ligjin e miratuar, neni 13 është bërë neni 15. Kur pritej që nga pika e 3 e nenit 15 të hiqej vetëm fjala “media”, ligjvënësit e kanë fshirë këtë pikë, duke hequr edhe “ndikimin e autoriteteve publike mbi punën e prokurorëve”, për një çështje konkrete, pra për ndonjë dosje krimi apo korrupsioni.

 

Sipas variantit të miratuar, politikanët që do të jenë objekt hetimi, jo vetëm mund të ndërhyjnë me qëllim mbylljen e dosjeve të tyre, por edhe mund të anatemojnë prokurorë të caktuar publikisht. Në të kaluarën ka ndodhur që kryeministri i vendit e ka quajtur publikisht kryeprokuroren “lavire bulevardi”, si formë presioni, për mbylljen pa përgjegjës të dosjes së 21 Janarit.

 

Dyshimi

Vendimi i Partisë Demokratike për të votuar një nga ligjet që kishte kontestuar më shumë, pra ligjin për SPAK-un, dhe refuzimi për të votuar pesë ligjet e tjera prioritare, ngriri një dyshim.

 

Ndërhyrja

Sipas variantit të miratuar, politikanët që do të jenë objekt hetimi, jo vetëm mund të ndërhyjnë me qëllim mbylljen e dosjeve të tyre, por edhe mund të anatemojnë prokurorë të caktuar publikisht.

 

Objekt hetimit

 

Presidenti i Republikës

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm

Inspektori i Lartë të Drejtësisë

Kryetarët e bashkive

Deputetët

Zëvendësministrat

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura

Ish-funksionarët të si sipërpërmendur, që kanë shërbyer që nga viti 1991.

 

 

Si do procedohet me dosjet

 

Sipas ligjit për SPAK, në çdo fazë të procedimit, nëse prokurori i posaçëm e konsideron të nevojshme të marrë vendim për të pushuar akuzat ose çështjen që është në kompetencën parësore ose dytësore, prokurori i posaçëm është i detyruar të kërkojë miratimin e shumicës së mbledhjes së prokurorëve të posaçëm. Një prokuror tjetër i posaçëm luan rolin e relatorit para mbledhjes dhe studion dosjen për jo më shumë se 15 ditë.

 

Brenda 20 ditëve nga kërkesa, bëhet mbledhja dhe relatori paraqet raportin e tij nëse pushimi është i bazuar apo i pabazuar. Pas raportimit, bëhet një votim i fshehtë për të miratuar ose rrëzuar kërkesën. Vendimi i mbledhjes merret me shumicë të thjeshtë të prokurorëve të posaçëm. Në rast barazimi të votave, vota e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është vendimtare.

 

Nëse mbledhja vendos se kërkesa është e pabazuar, prokurori i posaçëm i caktuar ose drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vazhdon procedimin penal.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, nëse është e nevojshme, zëvendëson prokurorin e posaçëm të çështjes.

 

 

Kolonë

  1. Varianti i miratuar, Neni 15 i ligjit për SPAK

 

Pavarësia e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme

  1. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë të pavarur nga çdo prokuror tjetër, përfshirë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

 

  1. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk mund t’i udhëzojë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për thelbin e hetimit apo themelin e asnjë çështje.

 

  1. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme apo gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ka prova se prokurori apo gjykatësi është i korruptuar, mbështet një organizatë kriminale apo ka kryer një tjetër vepër penale brenda kompetencave të Prokurorisë së Posaçme.

 

  1. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtojnë punonjësit e Prokurorisë së Posaçme dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë saj për sa i përket hetimit dhe çështjeve të ndjekura prej tyre.

 

 

  1. Varianti i parë, Neni 13 i draftit për SPAK

Pavarësia e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme

 

  1. Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë.

 

  1. Prokurorët e Posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme me shkrim të një prokurori më të lartë sipas këtij ligji. Një prokuror më i lartë nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes.

 

  1. Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post
Çifti shqiptar kapet me kokainë të cilësisë shumë të lartë

(FOTO) Leçe, sekuestrohet 277 kg kanabis në një skaf, në pranga 4 shqiptarë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In