Ilir Demalia dhe Inida Gjata diskutuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me debatin e hapur ditët e fundit për standardet e SPAK në hetime pas rastit Veliaj, si dhe për propozimin e Berishës për ligjin e desorosifikimin. Demalia thekson për Arbër Hitajn se prokurori Dado duhet të lërë çështjen e Veliajt, pas gjuhës së ashpër në seancën gjyqësore.
‘Veliaj është jo i akuzuar, në hetim. Me sa di unë një njeri në hetim nuk mund të merret në arrest aq më tepër kryetari i bashkisë Tiranë. Ka mjaft pikëpyetje si marrëdhëniet e tij me prokurorin. Ajo që e bën dyshuese, sjellja e prokurorit në sallën e gjyqit. Nuk është në sallën e gjyqit për të folur me atë gjuhë. Por për të sjellë fakte për akuzën ndaj të pandehurit. Ka diçka që kërcet, nuk shkon. Duhet ky prokuror, të shkarkohet, ta vazhdojë prokurori tjetër. SPAK nuk ka ardhur me vendos gijotinën. Prokuroria po tregon zell të tepruar pas ardhjes së Trump. Edhe pas largimit të fondeve nga administrata Trump për SPAK, kanë bërë të kenë lëvizje tjetër. Për të mos folur për ndërhyrjet e prokurorëve të Berishës, siç është rasti i Dados.’
Më tej referuar deklaratave të Berishës, Demaliaj revoltohet duke thënë se si mundet kreu i PD-së të flas për korrupsionin.