• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK: Nën hetim pasuror një numër i konsiderueshëm personash të krimit dhe korrupsionit, 661 pasuri të sekuestruara falë OFL-së

by Java News
11/04/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

SPAK, përmes një raporti të detajuar, informon Kuvendin e Shqipërisë se po kryen hetime pasurore për një rreth të gjerë personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, por edhe për njerëz të përfshirë në çështje korrupsioni. Ndërsa bën një bilanc të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, përmes goditjes së pasurive, SPAK paralajmëron rritjen e nivelit të goditjes gjatë vitit 2021, duke zbatuar ligjin anti-mafia. “Verifikime dhe hetime pasurore po kryhen për një numër të konsiderueshëm personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që kanë aktivitet trafikimin e narkotikëve, njerëzve, për çështjet e korrupsionit, çështje të cilat janë në faza gjykimi dhe hetimi”, thuhet në raport.

Rezultatet e OFL

SPAK ka bërë një bilanc të rezultateve të zbatimit të aktit normativ anti-krim të qeverisë vitin e kaluar, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit të pasurive, izolimit fizik dhe përjashtimit nga prokurimet publike. Sipas raportit, Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka paraqitur në SPAK 251 dosje për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të aktit emergjent akti-krim. Ndërkaq, gjatë vitit 2020, prokurorët e SPAK-ut kanë paraqitur në Gjykatën Speciale 120 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të paligjshme. Gjykata është shprehur për 117 kërkesa të SPAK për sekuestrim pasuria, ndërsa tre kërkesa janë në shqyrtim.

Nga 117 kërkesa të shqyrtuara, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie, duke refuzuar vetëm dy prej tyre. Në total, gjykata ka pranuar kërkesat e SPAK-ut, për të sekuestruar 661 pasuri, ku përfshihen 373 pasuri të paluajtshme, 233 pasuri të luajtshme, 51 aktivitete tregtare dhe 4 llogari bankare. Pas sekuestrimit, SPAK ka vijuar betejën për t’i konfirmuar këto pasuri, për t’i kaluar përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 62 kërkesa për konfiskim të pasurive. Gjykata është shprehur për 27 kërkesa, ndërsa 35 kërkesa po shqyrtohen gjatë vitit 2021. Në 27 vendimet e dhëna nga Gjykata Speciale, ka pranuar 25 kërkesa të SPAK për konfiskim të pasurive të njerëzve të krimit, ndërsa ka vendosur për vetëm dy raste për kthimin e pasurisë. Ky është numri më i madh i kërkesave të pranuara ndër vite nga gjykata për të kaluar pasuritë e paligjshme në pronësi të shtetit.

Zbatimi i ligjit anti-mafies

Krahas aktit normativ, SPAK ka zbatuar edhe ligjin anti-mafia, ku gjatë vitit 2020 janë hetuar 313 dosje të referuara për pasuri të paligjshme të personave me të shkuar kriminale. Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 6 kërkesa për sekuestrim të pasurive të paluajtshme dhe që të gjitha kërkesat janë pranuar nga gjykata. Në raport thuhet se vlera e pasurive të pabujshme e sekuestruar në kuadër të ligjit antimafia është shumë e lartë.  Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur 8 kërkesa për konfiskim pasurie në kuadër të zbatimit të ligjit antimafia, ndërsa gjykata ka shqyrtuar dhe pranuar dy kërkesa.

shqiptarja.com

Next Post
Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

December 23, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

I zhgënjyer nga protesta e PD, Myslim Murrizi: I ngrenë pritshmëritë, dhe shfryhen si tullumbacja

December 23, 2025
Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

December 23, 2025
Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

December 23, 2025
“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

December 23, 2025
Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Merrte pjesë në protestën pro-Palestinës/ Arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

December 23, 2025
Dyshohet se pagoi Nuredin Dumani për t’i vrarë bashkëshorten\ Apeli i GJKKO liron Alban Bengasin

(EMRI) Zgjidhet zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

December 23, 2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

December 23, 2025
VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com