• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK/ Në Tiranë vjen prokurorja që hetoi Sanaderin, politikanët ‘mbajnë frymën’

by Java News
04/02/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri. Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh.

Por, njëra nga prokuroret pyeti se a ishte e mundur që një grup prokurorësh të mund të thyejë korrupsionin dhe të kthejë besimin e publikut, pyetje për të cilën mori përgjigjje pozitive, sepse sipas prokurores speciale të USKOK, prokurorët e SPAK-ut duhet të kenë parasysh që të hetojnë jo vetëm korrupsionin, por edhe të konfiskohen asetet e këtij krimi.

Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë. Megjithëse takimi ishte për të inspiruar prokurorët për të garuar, nuk munguan edhe prokurorët që ndërkohë kanë dhënë pëlqimin që të jenë dora e fortë kundër zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Ambasadori Luigi Soreca e përsëriti edhe në mbyllje të aktivitetit apelin e tij: “Deri tani kemi patur mjaft aplikime, por do të ishte më mirë të kishte aplikime të tjera, pasi mendojmë që sa më shumë aplikime të kemi, aq më shumë do të ketë mundësi përzgjedhjeje për më të mirët. Prandaj ne dëshironim që të bisedonim me të gjthë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, në mënyrë që t’u bëjmë thirrje edhe njëherë atyre. Ju më keni dëgjuar të them se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe sigurisht kjo është e vërtetë, por është akoma më e rëndësishme që qytetarët e thjeshtë të marrin drejtësi”.

Në datën 7 shkurt mbyllet afati për të dorëzuar dokumentacionin për në SPAK, prokurorisë që do të hapë perden për të kuptuar me prova se deri ku korrupsioni ka implikuar zyrtarët.

/a.meta

Next Post
Kërkohej për drogë në Itali, arrestohet në “Jorgo” në Cërrik

DETAJET/ Pasaporta false për në SHBA e Kanada, dosja dhe emrat e të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In