• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK krijon një grup të dënuar për “biografi të keqe” për lidhjet me Veliaj

by Mero Baze
23/07/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Prokuroria ka komunikuar sot akuzat për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe i ka shtrirë më tej akuzat ndaj gjashtë biznesmenëve, në përpjekje për të justifikuar arrestimin paraprak të tij dhe linçimin në qeli.

Të gjashtë biznesmenët janë nën akuza të ndryshme, kryesisht për korrupsion aktiv, pastrim parash apo fitime të padeklaruara, meqë kanë bashkëpunuar me fondacionin kulturor të Ajola Xoxës si sponsorë.

Ndërkohë, në shtëpinë e hetimit është futur i gjithë rrethi familjar dhe fisi i Ajola Xoxës — që nga babai i vdekur, nëna, xhaxhai, tezja, kushdo që mund të lidhet.

Ky zgjerim i rrethit jo vetëm për hetime, por edhe për marrje të pandehurish, është një përpjekje për të justifikuar në opinion zbulimin e një grupi “armiqësor” të rrezikshëm. Në të vërtetë, është një formë torturimi psikologjik e social ndaj të akuzuarve, duke i futur në konflikt me gjithë fisin dhe miqtë e tyre, vetëm sepse nuk faktohen dot akuzat për korrupsion.

Disa biznesmenë janë nën akuzë thjesht sepse kanë dhënë donacione; të tjerë sepse i kanë shitur banesë; të tjerë sepse i kanë dhënë zyrë me qira. Pra, janë në një farë mënyre nën akuzë pse njohin Ajola Xoxën, pse e kanë kushëri apo pse e kanë vajzë.

Kjo formë e torturës familjare, fisnore apo shoqërore, e përdorur si mjet nënshtrimi për të kapur të pandehurin kryesor, është në fakt radiografia më e saktë e një prokurorie të politizuar dhe të fokusuar jo te vepra penale, por te emri i personit që ka vendosur të dënojë.

Shtrirja e akuzës te biznesmenët që kanë dhënë donacione për një OJQ që bënte shfaqje në Operan e Tiranës, apo te gjithë rrethit familjar, është thjesht një skemë torture për të poshtëruar dhe vendosur në pozitë të vështirë sociale — gati mbijetese — të akuzuarin kryesor, për të cilin nuk mund të lidhen dot faktet me veprën penale.

Të favorizuar dhe nga sjelljet politike të shumicës në pushtet, që po përpiqet të mbushë me të drejtë boshllëkun që ka lënë Veliaj në Tiranë me katër ministra, dhe padyshim të inkurajuar nën zë nga disa ndërlidhës të tyre me pushtetin që kontrollon drejtësinë brenda PS-së, kjo skemë po merr përmasa edhe më viktimizuese për Veliajn dhe rrethin e tij shoqëror dhe familjar.

Tani që nuk gjejnë dot asnjë fakt pse Erion Veliaj duhet të mbahet 7 muaj në burg pa akuzë, dhe të ruhet sikur është Bin Ladeni, kemi përballë një listë me gjashtë biznesmenë të akuzuar dhe gjithë rrethin familjar të tij dhe të gruas nën hetim — vetëm që të krijohet ideja se “ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Kjo skemë shantazhi dhe presioni mbi gjashtë biznesmenë dhe rrethin e tyre familjar tani do të zhvendoset te gjyqtarët e GJKKO-së, që të “ruajnë nderin” e prokurorëve. E vetmja shpresë që kjo histori të zbardhet mbetet kalimi në Gjykatën e Apelit dhe më tej në Strasburg.

Deri atëherë, këta prokurorë do të vazhdojnë të forcojnë hijen e rëndë të një pushteti jashtë kontrollit dhe jashtë çdo standardi të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, ku jo vetëm që të heqin të drejtën për t’u mbrojtur, por për shkak tënd vuan i gjithë fisi dhe rrethi yt shoqëror — njësoj si në kohën e Arianit Çelës, ku prioritet ishte biografia dhe jo faji.

Por edhe atëherë, deri te motra dhe vëllai shkonte. Tek dajat, tezet dhe shokët… vetëm këta po e çojnë.

Next Post
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In