SPAK kërkon arrestimin e Berishës, kërkesë që nga avokati Idajet Beqiri është mëse e drejtë. Avokati Idajet Beqiri u shpreh se gjykata gaboi rëndë dhe se për të nuk ka pafajësi dhe gjasat janë që ai do mbyllet përsëri në shtëpi.
“ Është një kërkesë e drejtë sepse gjykata e shkallës së parë gaboi.
Masat e sigurimit në Gjykatën e Apelit e ka e njëjta gjyqtare që ajo nga arrest me burg e kaloi në arrest shtëpie që ishte në kundërshtim me ligjin.
Gjithsesi unë gjykoj që ajo nuk do të mbylli sytë përpara ligjit. Është në të mirën e tij që ai të mbyllet në ‘kafaz’. Ai është i bindur që nuk ka pafajësi për të, për një njeri që ka lyer duart në popullin shqiptar, e di mirë që 21 janari po mbaron dhe do t’i jepet burg pa afat dhe proceset e tjera që janë hapur. “ /