Gjykata e Posaçme vendos të rikthejë në SPAK për plotësim të hetimit dosjen ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Selim Çekaj u hetua nga SPAK si i përfshirë në trafikimin e një sasie prej 49 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
Droga u gjet e fshehur në një kontenier me banane të porositur nga kompania “Ecoalmax”, që administrohej nga babai i Arbër Çekajt, të dënuarit për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.
Në përfundim të hetimit SPAK kërkoi pushimin e çështjes ndaj Selim Çekajt, pasi nuk gjeti prova, që ta lidhnin atë me ngarkesën e 49 kg kokainë.
/f.stafa