• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK kërkesë Kuvendit për Ballukun/ Beqiri: Veprimet janë hakmarrje primitive!

by A R
17/12/2025 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për zv/kryeministren Balluku, kryeministri Rama e konsideron atë një lëvizje hakmarrëse të prokurorit ndaj padisë së tij, ende pa u tharë boja e vendimit të Kushtetueses që e riktheu në zyrë numrin dy të ekzekutivit.

Rama thotë se maxhoranca do të përgatitet për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë dhe të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi. Kryeministri thekson se arrestet pa gjyq, në shtëpi apo në burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, shqetësim i ngritur edhe nga Këshilli i Europës.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ka kritikuar ashpër veprimet e SPAK lidhur me çështjen ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ato si të rënda dhe deformuese për Reformën në Drejtësi.

Sipas Beqirit, SPAK ka tejkaluar çdo pritshmëri të qytetarëve dhe po tenton të marrë kompetenca të një tjetër institucioni, siç është ai ekzekutiv. Avokati nënvizoi se akuza nuk ka ndryshuar, duke mbetur e njëjtë shkelja e pretenduar e barazisë në tendera dhe se nuk kishte arsye për masa të tjera shtesë.

Avokati shkoi më tej duke akuzuar se prokurori i çështjes Balluku është i shantazhuar dhe se veprime të tilla po dëmtojnë rëndë besueshmërinë e SPAK. Sipas tij, Parlamenti nuk do të miratojë heqjen e imunitetit, pasi këto veprime përbëjnë, sipas tij, tentativa primitive që cenojnë funksionimin normal të shtetit.

“Po kalojmë çdo lloj pritshmërie që kishin shqiptarët për SPAK, sepse po bën disa veprime që janë të rënda dhe e deformojnë punën e tij. Edhe masën e sigurisë për këtë e mendove dhe e vlerësove me provat që kishe, dhe more një masë sigurimi duke thënë pengim për të mos dalë jashtë shtetit. Është masë shtrënguese. Pra, e more një masë shtrënguese, por shkove më tej dhe kërkove të pezullohej nga detyra. Kryeministri mendoi se pezullimi nuk është kompetencë e SPAK dhe e GJKKO-së dhe e dërgoi çështjen në Kushtetuese. Fakti që Kushtetuesja e kthen në detyrë, ky nxitim i SPAK është kalamallëk.

Nuk ka ndryshuar asnjë gjë nga akuza, është e njëjta akuzë: shkelja e barazisë në tendera. Nuk ka ndryshuar vepra penale. U mor një masë sigurimi dhe ti s’ke pse vazhdon më tej. Kjo është një hakmarrje primitive dhe me hakmarrje primitive nuk luftohet krimi dhe korrupsioni. Mafia politike në Shqipëri është shumë e fortë. Kjo bëhet ndaj një personi që është armike e betuar e Sali Berishës, sepse me atë sukses të jashtëzakonshëm që bëri në Fier, këta e marrin inat.

Ky prokuror që ka bërë këtë veprim është i shantazhuar. Ky prokuror u shantazhua sepse bëri një veprim të rëndë. SPAK, me veprime të tilla, po rrëzohet. Parlamenti nuk do t’ia heqë imunitetin kurrë, sepse për ca dallkaukë që janë në SPAK, pa dinjitet njerëzor, që bien pre e presioneve dhe duan të rrëzojnë shtetin me akte të tilla primitive.”, tha ai.

Next Post
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Shteti bën armiq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In