• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK jep pretencën, Rozeta Dobi: Alda Klosi m’i dha vetë t’i mbaja 462 mijë €, donte të fajësonte ish-burrin e saj

by A R
19/03/2024 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir që akuzohen për vjedhjen e 462 mijë eurove kanë dalë sot në sallën e gjyqit, pasi prokuroria do të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Në seancën e kësaj të marte, nuk është e pranishme ish zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi.

Rozeta Dobi dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Mbi ish zyrtaren Alda Klosi rëndon akuza e fshehjes së pasurisë.

Përsa i përket akuzës për pastrim të parave, gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë Prokurorisë së Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Rozeta Dobi është shprehur se paratë i janë dhënë vetë nga Alda Klosi pasi kjo e fundit donte të fajësonte ish-burrin për vjedhje.

Prokurorja Mirela Zavalani ka paraqitur konkluzionet perfundimtare në 29 faqe, ku thekson se është e vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 është vërtetuar vjedhja e 462 mijë euro. Me lekët e vjedhura, Havier Dobi ka blerë edhe dy makina me vlerë 300 mijë lekë të reja njërën dhe tjetrën për 15 mijë dollarë.

Prokuroria shprehet se kanë kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin ku rezulton se shuma e parave të vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasuror i Alda Klosit.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese, pasi të akuzuarit kanë bashkëpunuar me prokurorinë. Në këto kushte, përfundimisht është kërkuar që  Rozeta Dobi të shpallet fajore dhe të dënohet 6 vite burg, e cila do të përfitojë edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Për djali e pastrueses, Havier Dobi është kërkuar që të dënohet me 4 vite burgim dhe të aplikohet edhe ulja e dënimit me 1/3. Në bazë të nenit 59, është kërkuar që Havieri të dënohet me 3 vite shërbim prove. Ndërsa për ish zyrtaren Alda Klosi është kërkuar që të dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim dhe të aplikohet edhe 1/3 e gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë, dy automjetet që kishte blerë Havier Dobi me paratë e vjedhura duhet të kalojnë në favor të shtetit.

Po ashtu, është kërkuar që të hiqet sekuestro për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe për bizhuterit e vjedhura tu kthehen personave që u janë marrë.

Mbrojta e Rozeta Dobit është shprehur: “Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithe ngjarja, të merret parasyah fakti që Dobi nuk do të jetë e dënuar, ata kanë edhe një faktkeqësi, ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur t’i kthehen Rozeta Dobit”.

/a.r

Next Post
Deputetja e Bashës kundër dakordësisë PS-Rithemelim: Turpi ngelet për ata që…

Deputetja e Bashës kundër dakordësisë PS-Rithemelim: Turpi ngelet për ata që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In