• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK i trembet sulmeve! 708 mijë € tender për skanimin e mjeteve dhe zarfave. Do blihen ura kontrolli dhe…

by A R
15/09/2024 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Qyno

Një shumë prej 708 mijë euro është vendosur të shpenzohet nga SPAK, me qëllim blerjen e një sistemi të avancuar për skanimin e mjeteve që hyjnë në oborin e prokurorisë së posaçme, sistem ky që shërben si mbrojthës antiterorizëm në shumë institucione të sigurisë.

Kujtojmë se hapja e këtij tenderi, vjen në një kohë kur SPAK, sapo ka mbyllur mega procedurën tenderuese prej 4 miliard lekë, që do shkojë për mobilimin e godinës së re të SPAK, ndërtimin e një tuneli ajror dhe ndërtimi i disa shkallëve të brendshme brenda objektit ekzistues të dhuruar nga Bashkia e Tiranës.

Të presim se kush do jetë subjekti tregtar që do fitojë këtë tender të hapur nga SPAK.

Ndërkohë gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar se shkak për blerjen e këtij sistemi mbrojtës që synon të blindojë nga jashtë dhe brenda hyrjet dhe daljet e SPAK, është bërë një informacion i mbëritur nga Policia e Shtetit, për një skenar të mundshëm të sulmit të godinës me dron ose makina të mbushura me tritol.

Ndaj duke vlerësuar këto informacione të policisë por dhe duke parë tendencën e disa individëve të krimit të organizuar të përgjuar nga vetë SPAK, drejtuesi i këtij institucioni Altin Dumani, ka vendosur ta zgjidhë qesen financiare, duke shpenzuar plot 708 mijë euro, ku qëllimi është blindimi i hyrjeve dhe daljeve të këtij institucioni.

Sipas dokumentave tenderi është ndarë në dy lote të posaçme, ku Loti i Parë përmes një shumë financiare prej 218 mijë euro synon të blejë një paisje skanimi për bagazhe, një paisje skaner për zarfet e postës si dhe 1 urë kontrolli.

Ndërkohë Loti i Dytë, i këtij tenderi synon që përmes shumës financiare prej 489 mijë euro të blejë një paisje skaner për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe parkohen në ambjentet e brendshme të SPAK, si dhe një paisje automatike e quajtur “Bollard”.

Njësia e skanimit duhet të jetë e dizenjuar për të dhënë rezultate maksimale nw skanimin e poshtwm tw automjeteve.

Sipas vetë dokumentave të SPAK, qëllimi i blerjes së sistemit automatik me siguri të lartë “Bollard”, është të ndalojë automjetet nga hyrja e paautorizuar në zona të sigurisë dhe të ruajë nivelin më të lartë të mbrojtjes ndaj antiterrorizmit.

SPAK, synon të blejë dy copë sisteme të tilla me tre piston çeliku, të cilat do vendosen në hyrjen dhe daljen e tunelit të godinës së SPAK dhe hyrjen dhe daljen në oborin e SPAK.

Ndërsa dy sisteme do blihen për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe dalin në SPAK. Pritet që dy tenderat të mbyllen në 11 tetor të këtij viti, ku disa ditë më pas të shpallet fituesi i kësaj procedure.

/a.r

Next Post
Koleksionisti bleu një granatë të Luftës së Dytë, Policia evakuon familjarët

Koleksionisti bleu një granatë të Luftës së Dytë, Policia evakuon familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In