Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje me 1 të vrarë e dy të plagosur dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se ka dëshmuar para togave të zeza në procesin për konfiskimin e një automjetin në pronësi të modeles Kejvina Kthjella si dhe dy pasuri në emër të familjarëve të Elton Çiços, ky i fundit i vrarë.
Ai mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthjellës. Rraja tha se ka pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellen, por asgjë tjetër. Sipas tij automjeti ka qenë në emër të saj dhe se nuk ka kontribuar në blerjen e makinës.
Rraja deklaroi se kishte tre klinika stomatologjike dhe me to siguronte të ardhura të konsiderueshme.
/s.f