Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pranon kërkesën e prokurorisë së posaçme SPAK, për sekuestrimin e makinës së blinduar të Lulzim Berishës.
Avokati i Berishës, Detar Hysi deklaroi se vendimi do të ankimohet, pasi të ardhurat për blerjen e mjetit janë të ligjshme dhe të provuara.
Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një formular për të provuar pasurinë e tij brenda 48 orësh, ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Berisha, në vitin 2012 u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.
/a.r