• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK i bastisi sot banesën e resortin/ Nga oficer policie në ‘baron droge’, kush është Gëzim Çela, me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit

by Java News
09/10/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbarkuar sot në banesën dhe resortin në pronësi të Gëzim Çelës, person në arrati dhe i njohur për drejtësinë, ndërkohë që rezulton i dënuar me 20 vite burgim.

Po kush është Gëzim Çela? Ky i fundit rezulton i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

NGA ISH-OFICER NË BARON DROGE

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997./m.j

Next Post
Emri/ Kush është shefi i komisariatit të Kurbinit që u arrestua sot nga operacioni i SPAK

Emri/ Kush është shefi i komisariatit të Kurbinit që u arrestua sot nga operacioni i SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In