• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK hap dosjen “Gjiri i Lalzit”: A thua nisi uragani?!

by Ylli Pata
13/06/2024 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Reagimi i ashpër i Ilir Metës pas 3 orëve në SPAK nuk është thjesht një lakmus për të mësuar se ku po shkojnë hetimet në rastin e dosjeve ndaj tij, por edhe një vijë drejtimi për të ardhmen e hetimeve të mëdha.

Ajo që bëri përshtypje në deklaratat e Metës, është se është folur mjaft për atë që njihet edhe si parajsa e elitës politike shqiptare: Gjiri i Lalzit.

Një histori që për vite e vite ka qenë një legjendë urbane ku ka pasur viktima, vrasje mafioze, dhunë, shantazh, demonstrate popullore, ndërhyrje të policisë, por mbi të gjitha histori ku fshihen mbi të gjitha mistere të klasës politike shqiptare.

Si u kthye Gjiri i Lalzit në vendin ku kanë vila luksoze Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në vend. Pak muaj më parë, Gaz Bardhi akuzoi Flamur Nokën, kolegun e tij në parti se po shet një vilë që kalon shumën e 1 milion eurove.

Po çfarë është Gjiri i Lalzit si histori politike? Që qarkullon edhe në dokumente ndërkombëtar siç është rasti i dosjes britanike të shpalljes Non Grata të Sali Berishës?

Gjiri i Lalzit, është realisht një nga modelet më të rëndësishme të një historie ku ngërthehen jo thjesht korrupsioni, por kapja dhe zaptimi i aseteve kombëtare nga njerëz me pushtet.

Në vitin 2006, në Lalëz kanë depërtuar studio ligjore të lidhura me qeverinë e kohës për të bërë skanimin dhe “blerjen”e të gjithë terrenit pranë bregdetit. Në atë kohë u fol se ishte edhe dora e Damir Fazliç atje që blente toka nga çdokush që kishte një dokument që vërtetonte pronësinë. Madje u tha se toka në kodër ishte akaparuar më parë e po bëhej thjesht një drenazhim i asaj që ndodhej pranë bregdetit.

Dhe pas këtij operacioni, si hap e mbyll sytë atje ndodhën investime kolosale të fshatrave turistike, ku u sistemua i gjithë establishmenti. Politikanë, qeveritarë, prokurorë, gjyqtarë, menaxherë, gazetarë panelesh, të gjithë që takoheshin në sallonet e Tiranës, drekonin e darkonin së bashku në Lalëz, në lokalet dhe blenin në marketet që zotëroheshin nga të njëjtit njerëz.

Lalzi është modeli më arrogant i politikës që nuk ka cipë për t’i treguar vanitetin publikut, i cili ka pikëpyetje për paratë që kanë çuar në blerjen e këtyre miradinave nga kjo elitë shtetërore.

Nga erdhën paratë që u ndërtua parajsa që ndërtuan elita e Tiranës? Kjo dosje është realisht simboli i asaj që ka nisur në SHqipëri. E njerëzit më shumë sesa dënimin e korrupsionit pret konfiskimin e pronave të marra jo nga lekët e rrogës.

Next Post
FOTOT/ Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

FOTOT/ Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In