• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK godet grupin kriminal, 7 të arrestuar, sekuestrime me vlerë miliona lekë, dyshime për korrupsion dhe në radhët e policisë

by A R
11/07/2025 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar të premten një operacion të gjerë në katër qarqe të Shqipërisë – Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë – duke goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Operacioni, i kryer në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithsej, 13 persona janë identifikuar si pjesë e këtij grupi.

Dyshime për trafik droge, ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

Hetimet e deritanishme, të mbështetura nga prova të konsiderueshme, përfshirë komunikime të administruara nga autoritetet franceze përmes platformës së enkriptuar “Sky ECC”, tregojnë se personat e dyshuar kanë qenë aktivë në 11 episode kriminale.

7 personat e arrestuar janë: A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur: K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., dhe L. Ç., shumica e të cilëve besohet se ndodhen jashtë vendit. Për ta janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa Policia e Shtetit po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë dhe Europol për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Grupi dyshohet se ka kryer vepra penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Kjo lidhet me 7 episode të trafikut të drogës gjatë viteve 2020-2021.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto episode është e konsiderueshme:

3585 kg kokainë

701 kg kanabis sativa

4.2 kg heroinë

Përveç trafikut të drogës, njëri prej të hetuarve, S. M., dyshohet gjithashtu për “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky dyshim lidhet me një episod të datës 8 janar 2021, ku policia ndaloi në ujërat detare 55 shtetas sirianë me destinacion Italinë.

Dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre në radhët e policisë

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime të forta për “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në 3 episode gjatë vitit 2020. Të dyshuarit M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E. (alias M.) R. dyshohet se kanë ofruar dhe premtuar përfitime monetare (7,500 euro, 4,000 euro dhe 4,000 euro) për të ndikuar tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masave të sigurisë personale ose zbutjen e dënimeve.

Më tej, hetimet kanë provuar se i hetuari E. D., i cili gjatë periudhës së hetuar ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale dhe Zëvendës Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Ai ka vënë në dispozicion të një prej të hetuarve (K. M.) të dhëna të administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me rregullat.

Kontrolle dhe sekuestrime të shumta

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme, policia gjyqësore ka ekzekutuar 12 vendime kontrolli në banesa, automjete dhe persona. Gjatë këtyre kontrolleve, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. U. në Tiranë, i dyshuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.”

Deri tani, janë kryer sekuestrime të shumta, përfshirë:

5 automjete luksoze (Maserati, Porsche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen Golf 8, motor Honda XADV)

38,970 Euro

200 Dollarë

8 telefona celularë (disa të enkriptuar)

1 armë sportive

40 fishekë të kalibrit 7.62 mm

Lëndë narkotike e dyshuar kokainë

Dokumente të ndryshme

SPAK falënderon për mbështetjen dhe ndihmën e tyre autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol. Hetimet vazhdojnë për të administruar prova dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In