• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK: Drejtësia që tremb bandat, por përkëdhel sistemin

by Roland Lami
31/10/2025 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami 

Në fillim, SPAK ishte ëndrra e madhe kombëtare. Një popull i zhgënjyer që s’besonte më as në Zot, besoi në prokurorët e rinj. U ngrit miti i “dritës në fund të tunelit”, si një lloj Shën Gjon i Reformës në Drejtësi që do shpagonte të gjitha mëkatet politike të tranzicionit.
Por si çdo mit shqiptar, edhe ky u konsumua shpejt sepse realiteti u kthye më i fortë se propaganda. Tani drita në fund të tunelit është thjesht një prokuror që fillon një proces hetimor. 

Sigurisht që SPAK ka qenë heroik në luftën ndaj krimit të organizuar. Me ndihmën e FBI-së, Europol-it, DEA-s dhe një grushti ndërkombëtarësh të duruar, ka arritur rezultate konkrete, arrestime, sekuestrime, dënime. Mirëpo bandat janë më të lehta nuk kanë imunitet, nuk kanë pushtet, nuk japin deklarata për shtyp. Kur ligji përballet me armët, fiton. Por kur përballet me zyrtarë që fshihen pas ligjit, aty drejtësia fillon të belbëzojë. 

Ndërsa aty ku shpresa ishte shumë e madhe SPAK ka mbetur pa aleatë. Strukturat ndihmëse lokale auditimet, kontrolli i lartë, agjencitë “anti-korrupsion” flenë gjume të thellë. Këtu nuk ka Europol që të sjellë prova, as FBI që të përgjojë ministrin. Këtu drejtësia duhet të hetojë vetveten, në një sistem që e ushqen me paga, por e ngufat me frikë. Dhe çdo prokuror që guxon të prekë “të mëdhenjtë”, e kupton shpejt se pushteti në Shqipëri nuk fshihet në bodrume, por në tendera. 

Ndërkohë, Brukseli kërkon bilance, jo drejtësi. Në çdo raport vjetar duhen shifra, jo dosje të mbyllura. Publiku kërkon tjetër gjë gijotinë morale. Duan të shohin “dikë” që bie, jo të dëgjojnë për “hetim në proces.” Dhe SPAK, i futur mes presionit të burokratëve të ftohtë dhe zemërimit të turmës, ka mbetur sanduiçi perfekt i një strukture që nuk di çfarë do – drejtësi apo spektakël. 

Rezultati është i njohur tashmë, hetime që zgjasin më shumë se mandatet e qeverive, paraburgime që duken si dënime paraprake, dhe dosje që hapen me daulle e mbyllen me arkiv.
Në këtë vend, drejtësia ka mësuar të ecë si burokrat ngadalë, me kujdes, me frikë se mos shqetëson të korruptuarit që i paguajnë rrogën. Dhe kur populli sheh që pas kaq vitesh “reforme historike” ende nuk është dënuar askush me peshë, fillon të mendojë se ndoshta problemi nuk është më mungesa e drejtësisë, por tepria e pritjes. 

Nga 70% mbështetje publike, SPAK ka rënë nën 40%.Jo sepse njerëzit janë bërë më të padrejtë, por sepse janë bërë më realistë. Tani ata e dinë që drejtësia nuk është më një shpëtimtar, por një zyrtar me afat hetimi. 

Në fund të fundit, SPAK nuk është më as hero, as fajtor është pasqyra më e kthjellët e shoqërisë që e krijoi. Një vend që kërkon drejtësi vetëm për të tjerët, jo për veten, s’mund të prodhojë dot më shumë se një drejtësi të kujdesshme, të lodhur dhe proceduralisht të ndershme. SPAK nuk përkëdhel sistemin nga dashuria, por nga varësia sepse çdo institucion që varet nga një pushtet të kalbur, përfundon duke marrë erën e tij. Dhe derisa të ndryshojë ajri, drejtësia do të vazhdojë të marrë frymë me maskë duke trembur bandat, por duke mos guxuar të prekë frymëmarrjen e vetë sistemit 

Next Post
VIDEO/ Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë. Arrestohen..

VIDEO/ Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë. Arrestohen..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

LIVE! “Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë gjithë jetën, liroje atë foltore, se po le nam

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In