GJKKO dhe SPAK kanë dërguar shkresa zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas këtyre shkresave, protestuesit kanë cenuar institucionet dhe kanë intimiduar punonjësit e administratës.
Sipas SPAK dhe GJKKO, pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin e normal të institucioneve përkatëse.
Edhe pse para SPAK dhe GJKKO janë zhvilluar dhjetëra protesta pro-Berishës dhe Metës, apo kundër Veliajt kur ky i fundit paraqitej për të dëshmuar, mesa duket institucionet në fjalë e kanë parë vetëm në këtë rast të arsyeshme t’i shkruajnë Policisë.