Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë në malet e Rivieres tonë, ndonëse në Tiranë SPAK kishte lëshuar “dorën e rëndë” të drejtësisë mbi 9 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, duke u prerë fletëarrestet me burg për korrupsion.
Kreu i shtetit nuk është tunduar të lëshojë një fjalë të mirë për këtë aksion të fortë të Prokurorisë Speciale, qoftë dhe me një mesazh të thjeshtë.
Në vend të këtij mesazhi që do t’i bënte nder një Presidenti, Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale vetëm ka përshëndetur shqiptarët duke uruar për fundjavën ndërkohë që në në sfond jepen bukuritë e jugut të Shqipërisë.
Por, pas këtij postimi të Presidentit, qytetarët i kanë drejtuar një sërë komentesh, ndërsa e paralajmërojnë se edhe pak ditë i kanë mbetur.
Qytetarët shkruajnë se Metën e pret burgu dhe se pasuritë e tij duhet ti ndahen popullit, ne mënyrë të drejtë dhe të qartë, pasi janë vënë përmes abuzimit me pushtetin.
“Ju bani qef, populli në skamje e mjerim”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan “Shëtit dhe këto pak ditë që të kanë ngelur. Mos lere vend pa vajtur se kur të shkosh në birucë vetëm domino do lozesh me plakun Mere”.
Po ashtu një tjetër shkruan “Ka dalë kacak maleve. Pandeh se nuk e gjen SPAK-u.”
Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Po ti thefsh qafen, sepse e meriton,por pasurite e tua ti ndahen popullit.”
“Me rroga i ke bërë, por me rroga jemi edhe ne që jemi më të vjeter në moshë se ti dhe marrim kredi për të blerë një makinë.”-shkruan një tjetër qytetar.
Gjithashtu një komentues shkruan “Shëtit edhe pak se ke me shku te veni tani”./m.j