• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho tregon objektivin për vitin e ri: Të shkojmë në zgjedhje pa Ramën

by Java News
16/12/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka deklaruar në emisionin “45 minuta” në Report Tv se aksioni politik i PD për 2017 do të ketë për objektiv çuarjen e vendit në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër.

Sipas Spahos , Rama nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë arsye ai s’mund të jetë kryeministër në qershor 2017.

Spaho shtoi se për këtë qëllim do ketë protesta nga PD në 2017 por edhe cdo aleancë e mundshme politike që do ti shërbente këtij qëllimi. Megjithatë Spaho përjashtoi mundësinë e koalicionit parazgjedhor me LSI.

Duke folur për programin ekonomik Spaho tha se PD në pushtet do të anulojë të gjitha PPP e paligjshme të firmosura nga qeveria Rama. Gjithashtu Spaho tha se PD është kundër koncesioneve për dhënien me pagesë të rrugëve kombëtare

Z.Spaho, cila është e vërteta e qëndrimit të PD dhe LSI kundër laboratorëve?
LSI kishte depozituar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, ku i kërkonte të pezullohej fondi i parashikuar në buxhetin e 2017-ës për koncesionin e laboratorëve. Kjo pasi, thuhej se ishte një studim duke u kryer, pra, të përfundonte studimi dhe fondi që ishte brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndahej për projekte të tjera. Pra, për laboratorët të pritej deri në fund përgjigja e studimit, pasi të ishin ezauruar të gjitha procedurat. Ne nuk miratojmë për programe të veçanta në buxhet, por në tërësi për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë kuptim, ne nuk kishim çfarë të votonim atje. Në debatin që u bë për çmimin e gazit, unë jo vetëm e kritikova qëndrimin e LSI për këtë çështje që fillimisht e nisi që të mos rritej dhe pastaj përfundoi me 8 lekë rritje. Me këtë rast thashë se kjo u shndërrua në pazar politik. Thashë që shpresoj edhe për mbetjet të mos nisemi për diçka model dhe të përfundojmë për kompetenca që i jepen Shoqërisë Civile. I kërkova LSI-së, që të mos realizohej koncesioni për laboratorët, mos votoni buxhetin nen për nen. I bëmë thirrje LSI-së të bashkohej me ne dhe të mos e votonte projektbuxhetin.

Keni pasur negociata me LSI?
Jo, por kemi mbështetur idenë e tyre që të mos jepen me koncesion laboratorët. Pra t’i qëndrojmë në mënyrë strikte idesë që të mos jepen laboratorët me koncesion. Janë disa qëndrime të LSI që synojnë të kapitalizojnë në opinion, por e vërteta nuk është ashtu si pretendohet. Ata bëhen pjesë e mazhorancës në fund përmes votave të tyre.

Ju keni ndonjë qëndrim për PPP?
Ne jemi shprehur për të gjitha marrëveshjet në sektorin e shëndetësisë. Ne mendojmë se i kushtojnë shumë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë. Ne koncesionet që janë dhënë në mënyrë të paligjshme do i anulojmë kur të vijmë në pushtet.

Ka ndonjë koncesion për të cilin ju nuk keni rezerva?
Për të gjitha që janë dhënë deri tani nuk di të jenë brenda parametrave. Për shembull për Rrugën e Kombit PD mendon se nuk duhet të ishte dhënë me koncesion. Unë mendoj që buxheti i ka aq të ardhura sa ta mirëmbajë vetë këtë rrugë.

Nëse do vini në pushtet ju do e rishikoni këtë koncesion?
Gjithmonë duhet parë sesi janë mundësitë për të prishur marrëveshjen. Në parim ne nuk jemi për të dhënë me koncesion Rrugën e Kombit. Rrjeti ynë rrugor nuk siguron atë cilësi që justifikojnë dhënien me koncesion. Nuk mund të jepen rrugët me koncesion pa pasur cilësi.

A ka një reflektim nga PD për të mos përsitur gabimet e të kaluarës përsa i përket koncesioneve?
Për periudhën e PD-së jo çdo gjë ka shkuar vaj. Sigurisht që ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë.

Do doja të flisnim për vizionin tuaj, taksa e sheshtë 9%, TVSH-ja 15%. Si mendoni ta realizoni?
Këto janë dy premtimet kryesore të qeverisë që do vijë në pushtet. Për të nxitur konkurencën, taksa e sheshtë zbatohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi humbur konkuerrshmërinë. Meqë vendet e rajonit e kanë 10%, ne kemi menduar ta ulim në 9%. Taksa e sheshtë ka dhënë prova që i përshtatet kushteve të Shqipërisë. Taksa e sheshtë të jep mundësinë e mbledhjes së më shumë të ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Ju po thoni që është efikase por pse e rritët borxhin publik atëherë?
Në 8 vite u rrit me 8%. Ndërsa PS e në tre vite e rriti me 12%. Pretendohet se PS ka shlyer borxhet tona të padeklaruara. Por nuk ka një listë të deklaruar për shlyrjen e këtij borxhi.

TVSH 15% mos është pak populiste si masë duke qenë se FMN me shumë gjasa nuk do ta pranojë?
Edhe për taksën e sheshtë FMN-ja ka qenë kundër. Ishte kundër nivelit 10%. Ne deri në atë kohë kishim taksën progresive. Me provën që dhamë në 2007-ën u bind se kishte një përvojë serioze nga qeveria. E njejta gjë vlen për TVSH-në. Në fillimet e demokracisë e kemi pasur 12.5 %. Unë mendoj që në Shqipëri shkallëzimet nuk funksionojnë. Më e mira do jetë një nivel TVSH për të gjithë mallrat.

Cili do jetë qëndrimi juaj në raport me FMN-në?
Me FMN-në mos kujtoni se është e lehtë. FMN është kreditor të jep para. Ajo duhet të jetë e bindur që këto lekë që të jep t’i kthehen pas. Qeveri të ndryshme kanë objektiva që lidhen me kohën e qeverisjes. Ne do të arrijmë të vërtetojmë që edhe për TVSH-ën të mbledhim të ardhurat.

Keni në plan rritje të pagave dhe pensioneve?
Ju e dini që në qeverisjen e shkuar një nga arritjet ishte ndryshimi në nivelin e pagave dhe pensioneve. Rritja qe e ndjeshme dhe pati rritje të konsiderueshme të pagave. Nuk ka pasur rritje të pagave të larta. Ne do e vazhdojmë këtë politikë. Ne akoma jemi në nivelin më të ulët të rritjeve të pagave.

Ku do t’i gjeni paratë për rritjen e pagave kur do ulni taksat?
Të ardhurat vijnë nga disa burime. Kur niveli i TVSH-së dhe taksave ka qenë më i ulët se sot, ne kemi treguar se kemi sjellë rritjen e të ardhurave. Tendenca për t’i shpëtuar detyrimeve fiskale në Shqipëri është më e lartë kur taksat janë të larta.

Patëm një aksion të qeverisë u vendos një lloj kulturë për t’i dhënë kuponin, tani është lënë pas dorë?
Ai është një lloj aksioni propagandë. Informalitet ka pasur edhe në kohën tonë dhe nuk mund të themi se mund ta zhdukim, por të paktën ta minimizojmë. Unë mendoj që vëmendja duhet të përqëndrohet tek evazorët e mëdhenj. Vetëm nga rritja e taksave gjatë këtyre 3 viteve duhet të kishim mbledhur 900 milionë dollarë që nuk janë në buxhetin e shtetit.

Ju si mendoni ta luftoni informalitetin në ekonomi?
Ne do të kemi një administratë më të përgjegjshme, një administratë që nuk do të bëjë tolerime.

Gjatë këtyre viteve si në kohën tuaj ashtu dhe në qeverisjen e majtë a mund të themi se kemi arritur në pikën që politika është peng i evazorëve të mëdhenj që kanë ndikimin e tyre edhe në bërjen e ligjeve?
Politika sot është vegël e këtyre evazorëve. Është lobuar për të ndryshuar ligjet. Edhe ndryshimet në ligjin për arkcizat e gazit është e lobuar nga karburantet. Nëse do vazhdojmë kështu nuk do të kemi të ardhme. Përmasat sot janë dramatike. Prandaj bie dakort që do vullnet politik, por do edhe një strategji ku palët duhet të bien dakort. Unë nuk them që nuk janë bërë gabime në të shkuarën, por vullneti politik është që të minimizohen gabimet.

Si do jetë aksioni politik i vitit tjetër i Partisë Demokratike?
Për sa i takon programit elektoral të vitit tjetër ne jemi drejt përfundimit. Po bashkëpunojmë me një fondacion gjerman. Në janar e mbyllim përfundimisht. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk duhet të jetë në bazë të parave dhe të fortëve. Stili i maxhorancës nuk ka ndryshuar nga 2013-ta. Ju po shikoni se çfarë ndodhi në Durrës. Një person që po lirohet për efekt zgjedhjesh. Kështu kemi në Kavajë dhe kudo.

Çfarë propozoni ju?
Për këtë propozuam votimin dhe numërimin elektronik. Ne propozuam kontrollin rigoroz të partive. Ne shkuam edhe më tutje ku propozuam që financimi të bëhej nga buxheti i shtetit. Por sot unë nuk mendoj që këto kërkesa do të arrihen pasi çdo gjë është kundërshtuar nga pala tjeter. Prandaj vetëm më protesta mund të arrihet. Unë mendoj që Rama nuk mund të zhvillojë zgjedhje të ndershme. Ai kërkon t’i blejë këto zgjedhje.

Kur priten të fillojnë protestat?
Unë mendoj që vitin e arrdhshëm do fillojnë.

Çfarë qëllimi kanë protestat?
Është një formë presioni, pasi nuk mund të shkohet në zgjedhje me Ramën. Po përpiqemi të angazhojmë sa më shumë parti. Drejtësia fillon tek zgjedhjet.

Do ishte një qeveri teknike?
Çdo lloj zgjidhje mund të diskutohet, por Rama nuk është personi që mund të zhvillojë zgjedhje të ndershme.

A do të kishte qenë më mirë të konsultoheshit me Presidentitn për të mos i shpallur kaq herët zgjedhjet?
Presidentit ja dikton Kushtetuta, se kur duhet të shpallë datën zgjedhjeve.

Nëse Rama nuk pranon, kjo të thotë që ju nuk hyni në zgjedhje?
Nuk është opsioni ynë që të mos hyjmë në zgjedhje. Objetivi ynë është që të mos shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën.

A mbetet LSI një mundësi për të larguar Ramën nga qeveria para zgjedhjeve?
Ne edhe për këtë çështje jemi shprehur. I kemi bërë thirrje kujdo që është opozitar i qeverisjes së Edi Ramës. Kush do që të marrë këtë rol, është i mirëpritur. Nuk mendoj se do jemi në një koalicion para zgjedhor me LSI, por objektivi për të bërë zgjedhje pa Edi Ramën mendoj është edhe në interesin e tyre.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
KLD hap garën për 5 vende vakante në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë

VIDEO/ Emërimet skandaloze të KLD-së dhe justifikimi..."kemi ndjekur shembullin e ish Presidentit Kennedy"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

January 8, 2026
Zëvendës-kryeministri martir!

Zëvendës-kryeministri martir!

January 8, 2026
Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

January 8, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berishët nën hetim, shtohen marrëzitë me ‘komando’ e qeveri teknike

January 8, 2026
VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet e reja)

VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet e reja)

January 8, 2026
Kultura jashtë vëmendjes, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Evropë

Feja dhe Kombi në dritën e mendimit të rilindasve shqiptarë

January 8, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Teksa lexon Pjerin Ndreun

January 8, 2026
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

January 8, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përmbytjet si fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi shtetërore

January 8, 2026
Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In