• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho: Në zgjedhje me qeveri teknike (dhe një paralajmërim drejt deputetëve veteranë të PD)

by Java News
11/01/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron largim të deputetëve aktual demokratë në Parlament dhe zëvendësimin e tyre me të rinj. Spaho flet për iniciativat që janë bërë publike nga vetë kryetari Basha dhe ecuria që është shënuar. Një prej iniciativave të Partisë Demokratike është futja e një numri jo të vogël të të rinjve në grupin e ardhshëm parlamentar.

Nënkryetari i Partisë Demokratike sqaron se përzgjedhja e të rinjve do të bazohet tek mbështetja që emra të caktuar do të marrin nga baza. Ndërkaq, Spaho sqaron edhe mënyrën si do të largohen disa nga emrat e grupit aktual parlamentar i PD. Nënkryetari i PD në një intervistë për gazetën SOT, shprehet se organet drejtuese të Partisë Demokratike do të vlerësojnë punën e secilit deputet dhe mbi këtë bazë do të vendoset nëse ata do të jenë apo nuk do të jenë në Parlamentin e pas zgjedhjeve të Qershorit. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Spaho thekson se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Ai thekson se në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike që do të krijohet vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Ndërkohë, nënkryetari i PD paralajmëron që nëse zgjedhjet nuk do të jenë me standarde, vendi do të shkojë në destabilitet politik. Sipas Spahos këtë situatë e kanë parashikuar jo vetëm demokratët por edhe deputetë të tjerë dhe opinionbërësit. Spaho shpjegon edhe strategjinë që do të ndjek PD për të dalë forca e parë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Zoti Spaho, praktikisht ka mbetur edhe një muaj për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të patur zgjedhje më të rregullta në qershor. Ju, si Parti Demokratike çfarë prisni të ndodh gjatë kësaj kohe të kufizuar? Mendoni se do të ketë një qëndrim ndryshe nga PS për punimet e Komisionit, pasi deri më tani PD dhe PS nuk kanë rënë dakord në asnjë pikë sa i përket ndryshimeve që duhen bërë në ligjin zgjedhor?

Zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme dhe ndryshimet që propozohen në Kodin Zgjedhor synojnë adresimin e këtyre problemeve. Fatkeqësisht vitet e fundit janë shfaqur dukuri të cilat nuk ishin evidentuar që nga viti 2003 si përdorimi në funksion të mazhorancë i policisë, administratës publike, të fortëve, manipulimi i listave zgjedhore, konkurrimi i kriminelëve në zgjedhje të përgjithshme dhe vendore dhe mbi të gjitha shitblerja e votës. Për çështjet e mësipërme opozita prej më shumë se një viti ka propozuar një paketë, thelbi i së cilës janë votimi dhe numërimi elektronik, financimi i partive në fushatë nga buxheti, forcimi i penaliteteve ndaj subjekteve të cilat përdorin financime të jashtëligjshme, shpallja vepër e rendë penale si e blerjes ashtu dhe shitjes së votës si dhe zbatimi rigoroz i ligjit të dekriminalizimit.

Këto pika janë të panegociushme sepse garantojnë standarde të zgjedhjeve sipas Bashkimit Europian dhe nuk kanë rëndësi afatet kohore. Cilësia e zgjedhjeve prevalon mbi kohen në dispozicion për të bërë ndryshime në Kod ashtu edhe datën e zgjedhjeve. Është taktikë e njohur e Edi Ramës për t’i zvarritur gjërat deri në fund për t’u justifikuar më pas që nuk ka kohë për të bërë ndryshimet e kërkuara.

Përfaqësues të PD kanë deklaruar vijëmsisht se me Ramën kryeministër nuk mund të bëhen zgjedhje të rregullta. A shihni ende mundësi për krijimin e qeverisë teknike?

Sikurse u shpreha më sipër disa nga dukuritë më negative të zgjedhjeve vitet e fundit, nuk janë evidentuar që nga viti 2003 dhe veçanërisht kriminalizimi i politikës dhe shitblerja e votës janë produkte të Edi Ramës. Për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me arkitektin e shkatërrimit të zgjedhjeve. Koha në dispozicion është shumë relative në krahasim me garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjitha palët.

Në këtë kuptim ka kohë të mjaftueshme për të krijuar një qeveri mandati i secilës të jetë vetëm organizimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, sikurse nuk e shoh fare problem datën se kur mund të mbahen këto zgjedhje. E rëndësishme për te ardhmen e vendit është t’i jepet fund një herë e mirë maskaradës së zgjedhjeve sepse në të kundërt  nuk ka asnjë reformë cila të ketë vlerë dhe nuk mund të ketë as integrim europian të vendit.

Javët e fundit nga Partia Demokratike është paralajmëruar destabilitet në vend nëse preket vota në zgjedhjet e qershorit. Ju si e parashikoni këtë vit zgjedhor?

Sigurisht nuk do bëjmë sehir kur të shohim njerëzit e Ramës apo kultivuesit e hashashit së bashku me kriminelë të tjerë ordinerë të fusin duart në zgjedhje. Nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira e të ndershme sipas të gjithave standardeve europiane vendi do shkojë drejt destabilitetit politik. Këtë nuk e kanë thënë vetëm përfaqësuesit e PD. Janë me dhjetra politikanë të tjerë, analiste, komentues të ngjarjeve politike, media të pavarura të cilat parashohin që Shqipëria do të hyjë në trajektoren e destabilitetit politik nëse zgjedhjet e ardhshme do manipulohen.

Muaj më parë Basha deklaroi një iniciativë të re për hapjen e partisë. Sipas deklaratës në PD do të ftohen të rikthehen ata që janë larguar dhe qytetarë të njohur në zonat e tyre. Si ka ecur ky proces, ka figura të vjetra të PD që kërkojnë sërish të rikthehen?

PD në qershor të vitit 2013 i humbi zgjedhjet e përgjithshme pas tetë vite qeverisjeje. Pavarësisht influencës së faktorëve jashtë zgjedhore, rezultati kërkonte analizë dhe prej tre vitesh PD është future në një proces reflektimi dhe ndryshimi. Qëllimi nuk është thjesht të tërheqim disa individë por të rikthehemi në një forcë që ngallë besim në elektorat dhe të meritojë votën e tij. Ky proces hapje dhe forcimi ka kohë që ka filluar por në kushtet aktualë evidentohet më shumë për shkak të afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Me të njëjtën shpejtësi ka ecur procesi i riorganizimit të strukturave dhe eliminimit të mangësive organizative të vërejtura në zgjedhjet e viteve të fundit për të mundësuar përballimin me sukses e procesit të ardhshëm elektoral. Paralelisht është punuar dhe ka përfunduar programi elektoral i PD i cili bazohet kryekëput në gjendjen në të cilën është vendi dhe objektivat ku duhet të shkojmë.

Disa pjesë të programit sidomos ato në fushën ekonomike janë bërë publikut të ditura. Programi bazohet në mundësitë që ofron vendi dhe përdorimin e tyre në funksion të qytetarëve dhe jo të përfitimit të një grupi të ngushtë politikanësh. I theksova këto për të treguar se përgatitjet e PD janë më shumë se emrat e disa individëve sado të shquar të jenë ata. Punë ka ende dhe muajt që kemi përpara do të jenë vendimtare për të përmbyllur ciklin e përgatitjeve për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një iniciativë tjetër e PD është futja e të rinjve në listat për deputetë. Si do të përzgjidhen këta të rinj dhe a pritet të ikin disa nga deputetët demokratë që sot janë në Parlament?

Çështja shtrohet që grupi i ardhshëm parlamentar të ketë kombinim të njerëzve me përvojë eksperienca e të cilëve është e domosdoshme sikurse nevojitën edhe energjia dhe dinamizmi i politikanëve të rinj. 30% e listës do të jenë politikanë të rinj të cilët do të zgjidhen bazuar në mbështetjen që do ju japë baza e PD. Vlerësimi i punës së grupit aktual parlamentar do të bëhet nga organet drejtuese të PD në përputhje me statutin dhe mbi këtë bazë do merren vendimet e duhura pa qenë nevoja që ky proces të dramatizohet më shumë se i takon.

Në zgjedhjet në Dibër dhe në Kolonjë koalicioni i djathtë shënoi tkurrje të votave në krahasim me zgjedhjet lokale të 2015. Në kuadër të kësaj, çfarë strategjie do të ndjek PD për të dalë forca e parë në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti?

Besoj se në pyetjet tuaja të mësipërme shpjegova çfarë po bën PD në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe çfarë mbetet për t’u bërë deri në fillimin e fushatës. Për sa i takon rezultateve në Dibër dhe Kolonjë por edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe në Korçë në vitin 2013, ato janë rrjedhojë e manipulimit të procesit zgjedhor, përdorimit të kontingjenteve të krimit dhe administratës publike dhe veçanërisht shit-blerjes së votës. Fakte për këto janë publikuar pa fund jo vetëm nga PD por në radhë të parë nga individë dhe organizata objektive dhe me integritet. Zgjedhje me këtë problematikë nuk do të lejohet të zhvillohen me në Shqipëri dhe për këtë kemi gjithë vullnetin dhe mundësitë qe mos te lejojmë të përsëriten./a.k

Next Post
Babai i Noizyt flet për “arrestimin” e djalit: Ai është si kokrra e mollës! Çfarë deponuam në polici

Babai i Noizyt flet për "arrestimin" e djalit: Ai është si kokrra e mollës! Çfarë deponuam në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In