Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ishte në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian ku denoncoi Edi Ramën.
“Atje theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë.
Theksova gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE,” thotë Spaho. /b.d










