• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho: Ina Nuka e meritoi shpërblimin, por Rama nuk ndihmoi djalin e deputetit të PD

by Java News
27/12/2018 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Spaho ka reaguar pas vendimit të qeverisë, për të shpërblyer policen Ina Nuka, të cilën demokratët e plagosën në një nga protestat e tyre.

Mirëpo, deputeti demokrat ndalet edhe tek rasti i sportistit Leonardo Frrokaj, djali i deputetit demokrat Andon Frrokaj, i cili rreth një vit më parë theu shtyllën kurrizore në Slloveni.

Sipas Spahos sportisti ia doli të përmirësohej, por me “vullnetin e Perëndisë” dhe forcës së tij, pasi qeveria nuk i mundësoi asnjë lloj ndihme financiare.

Reagimi i Spahos

Sa mire! Gjithmone kur dikush sakrifikon ne detyre dhe ne emer te shtetit duhet te ndihmohet dhe mbulohen shpenzimet e kurimit. Kjo vajze e meriton dhe uroj qe Rama ta kete seriozisht dhe te kujdeset per te.

Shprehem keshtu sepse Rama ndryshe thote dhe ndryshe vepron. Rreth nje vit me pare ne kampionatin europian te mundjes ne Slloveni, mundesi yne me arritje nderkombetare, Leonardo Frrokaj, ne takimin gjysem final, theu shtyllen kurrizore. Ky djale i ri 17 vjecar ka kaluar nje kalvar fatkeqesish dhe dhimbjesh. Vetem vullneti i Perendise, kembengulja dhe sakrifica e tij dhe e familjes bene qe ai hap pas hapi ti shkeputet kthetrave te vdekjes dhe ti rikthehet jetes. Rasti i tij eshte nje mrekulli e vullnetit njerezor dhe kujdesit te mjekeve me shume se profesioniste sllovene.

Pas nje viti, Leonardo eshte ne faze rikuperimi kur te gjithe ja kishin hequr fillin e jetes. Ai me vullnetin qe ka dhe sakrificen e madhe te familjes se tij, besoj se do i rikthehet jetes normale.

Arsyeja qe me detyron te shkruaj kete status eshte qendrimi i pafytyre i qeverise Rama. Ky sportist konkuroi si pjese e ekipit kombetar te mundjes te Shqiperise per moshat. Ai u la i vetem ne fatkeqesine e tij duke mbijetuar vetem nga sakrifica e jashtezakoneshme e familjes dhe babait te tij Andon Frrokaj. Shteti shqiptar nepermjet gojes se ministrave te Shendetesise dhe Arsimit dhe dy deklarimeve te Kryeministrit Rama garantuan se do i mbulojne shpenzimet e kurimit te cilat jane me shume se 200 milione leke.

Jam angazhuar personalisht me drejtues te maxhorances qe ketij sportisti te kombetares ti akordoheshin fondet e kurimit te tij ne Slloveni. U premtua qe parate do paguheshin cdo muaj me keste. Pas nje viti nga aksidenti i tij tragjik, Leonardo po lufton te rikuperohet dhe te kthehet ne normalitet duke pasur shtyllen kurrizore te thyer dhe nje sere organesh te tjera jetesore te prekura rende nga aksidenti ne shtylle. Te gjithe ekspertet e mjekesise, kryesisht te huaj, jane shprehur qe ky eshte nje rast i pabesueshem dhe i vlefshem per manualet mjeksore. Leonardo me vullnetin e tij te hekurt dhe doren e Perendise do kthehet shpejt ne jeten normale.

Por per fat te keq, megjithe premtimet qeveritare ai ka marre ???? leke nga buxheti i shtetit per te mbuluar shpenzimet e trajtimit mjeksor. Te gjithe genjyen duke filluar nga Kryeministri Rama. Te gjithe faturat financiare jane mbuluar nga buxheti i familjes dhe kontributet e Federates Shqiptare te Mundjes dhe asaj Europiane.

Le ti paguhen te gjitha shpenzimet vajzes police te demtuar ne krye te detyres sepse e meriton por eshte turp qe qeveria e braktisi Leonardon duke genjyer qe do i mbulonte shpenzimet e trajtimit mjekesor dhe detyruar familjen te shpenzoje gjithe kursimet e jetes per te shpetuar jeten e djalit te tyre

a.cupaj

Next Post
Ja si ndikon varfëria në zhvillimin e trurit

Ja si ndikon varfëria në zhvillimin e trurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In