Edmond Spaho ka reaguar sërish, pas replikës së Ilir Demaliajt.
Ky i fundit e akuzon Spahon se ka një apartament me qera në katin e 7 në Korçë, ku aty bisedon me një mësuese E. nga Devolli që i paguan edhe kredinë.
“Në fakt ti duhet të jesh objekt i SPAK edhe për pronat në Pogradec dhe Korçe. Por SPAK është ASPAK prandaj bëni ju bla-bla”, shkruan ndër të tjera Demalia.
Spaho e mohon të ketë prona në Pogradec dhe Korçë dhe thotë se nëse Demalia disponon fakte, t’ dërgojë në SPAK.
Ndërsa sa për atë që Spaho e quan histori rozë, thotë se nuk është e vërtetë, sepse nëse do të ishte, do e kishte marrë vesh gjithë Shqipëria.
“Sa për atë historinë roze më gajase. Nëse do ishte e vërtete do e kishte marrë vesh gjithë Shqipëria pasi Maliqi një pëllëmbe është.
Thuaje me emër e mbiemër. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K si ne kohen e Sigurimit.
Je larg nuk te hedh dot ne gjyq. Këtu e mbyll debatin me ty”, shkruan Spaho./m.j











