Avokati Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se vaksinimi do të nisë me personalitetet mbi 80 vjeç.
I revoltuar Spahiu shkruan se vendimi i qeverisë Rama për të vaksinuar personalitetet publike të moshuar është anti-kushtetues dhe ç’njerzor.
“KUSHTETUTA (Neni 21)
“Jeta e personit mbrohet me ligj”
Vendimi i qeverisë Rama për të vaksinuar personalitetet publike të moshuar është anti-kushtetues dhe ç’njerzor.
Babai im është 90 vjeç, për mua është ai personalitet, ndërsa për qeverinë jo.
Askush nuk mund të na heq të drejtën për të jetuar duke i dhënë të drejtën e selektimit kush do vdes apo jetoj më shumë.
Jeta mbrohet me Kushtetutë dhe të gjithë shqiptarët janë të barabartë.
Qeveria nuk është krijuesi ynë, por ne krijojmë qeveri çdo 4 vjet me votat tona.
Ne mund të vendosim sa gjatë duhet ajo të jetojë, jo ajo për jetgjatësinë tonë. O Zot i Madh sa të çmendur janë.”- shkruan Spahiu. (TemA)