• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: ‘Shqipëria turistike’ fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace

by A M
29/12/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fenomeni i vitit 2024 mendoj se është turizmi, Shqipëria Turistike, e cila që nga 1912 kur është krijuar shteti shqiptar, që nga koha kur ne shqiptarët jetojmë në këto troje, asnjëherë planeti nuk ka pasur dijeni dhe informacion për bukuritë përrallore, për klimën fantastike, për klimën shqiptare, për shumë vlera që ka Shqipëria. Dhe mendoj se për herë të parë viti 2024 ka qenë në optikën e shumicës së botës, e gjithë mediave shqiptare dhe përsëri e gjithë kjo nuk lidhet me shtetin apo politikën. Kjo lidhet me një të mirë që na e ka falur Zoti dhe Natyra. Por sigurisht lidhet edhe me vlerat tona si komb. Për herë të parë nëse prezantohesh jashtë si shqiptar, të gjithë buzëqeshin dhe thonë ju vini nga një vend i mrekullueshëm. Më parë Shqipëria ishte e panjohur për 80% të planetit”, u shpreh ai.

Por kur pyetet se kjo ka dhe lidhje me politikën, me reklamimin, me qeverisjen, ai argumenton:

“Po, sigurisht, por mendoj se turistët nuk vijnë për shkak të politikës në Shqipëri. Ashtu siç nuk shkojnë në Dubai, në Maldive, apo në Meksikë. Ashtu siç nuk shkojnë në Siçili apo në ishujt e Spanjës. Ashtu siç nuk shkojnë në ishujt e Afrikës, ndaj mendoj se primare për turistin nuk është regjimi demokratik, por patjetër që këtu ka një lloj merite shteti, jo përsa i përket nivelit ekonomik, por për shkak të investimit strategjik. Dhe kush ishte investimi strategjik? Ishte Shqipëria urbane, e cila ne për shumë vite e kemi kritikuar. Pra investimet fasadë që u bëheshin të gjitha qyteteve, qytete të cilat ishin të abandonuara, ku kishte vetëm mace e qen dhe zero turistë. Po të dilje 7 apo 10 vite më parë në Gjirokastër, Berat Pogradec dhe shumë qytete të Shqipërisë, pa llogaritur veriun, sepse në veri një pjesë ishte me maska, nuk guxoje as me makinë të shkoje. Por mendoj se Shqipëria ka një ndryshim, duke filluar nga ato që thamë, Gjirokastër, Berat, Pogradec, Tropojë, Kukës etj., pra çdo qytet i Shqipërisë ka një vlerë turistike. Dhe në të katër sezonet, pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, shikon mijëra e mijëra turistë. Shpesh-herë ne bëjmë edhe pyetjen për çfarë na vijnë, sepse shpesh-herë e shohim Shqipërinë me sy kritik”, shprehet opinionisti për Report TV.
Dhe më tej shpjegon se shpesh jemi kritikë me situatat, ashtu siç ndodh kudo.

“Ne gjithmonë shikojmë atë pjesën gri të Shqipërisë, sepse gjithmonë kemi një pritshmëri më të madhe. Por ju them me bindje të plotë se ka gjermanë, spanjollë, italianë, të cilët e kanë shumë zili jetën që zhvillohet në Shqipëri. Na kanë zili për klimën, guzhinën, stilin e jetës, të cilën zhvillojmë ne shqiptarët dhe këtu sigurisht është një meritë e madhe edhe e shtetit, i cili arriti ta reklamojë pjesën pozitive që ka Shqipëria”, thotë ai.

Por në dukje vihet aspekti tjetër, se kemi më pak banorë?

“Pyetja është shumë interesante. Kjo është si të thuash viktima të suksesit, kjo është si një kontrast i madh, i cili po ndodh në shumë shtete të Mesdheut dhe në ato shtete ku ka bum turistik. Dikush do thotë se po marrim në mbrojtje këtë pikë, të emigracionit. Por jo. Po marrim një shembull për shqiptarët, Kroacinë, e cila është 100 herë më zhvillim, i organizuar, më i sigurt, me traditë turistike shumë më të madhe se Shqipëria, por brenda 10 vite janë larguar gjysmë milioni kroatë. Kur ne e dimë se popullsia është pak a shumë si e Shqipërisë dhe janë larguar gjysmë milioni kroatë në një vend 100 herë më të zhvilluar se Shqipëria. Dhe sot kroatët nuk e përballojnë dot të bëjnë pushime në vendin e tyre, pse? Sepse çmimet në Kroaci janë në stratosferë, janë shumë të larta. Ka polarizim, bregdeti kroat është kthyer në destinacion për miliarderët e botës dhe vijnë nga të gjitha vendet. Dhe qytetari kroat nuk ka mundësi të paguajë 10 euro akulloren apo 500 euro spagetin etj. Dhe ata nuk kanë mundësi që ta paguajnë. Kjo po ndodh edhe në Spanjë. Ndjehen sikur janë koloni tashmë e Gjermanisë, Anglisë, e Europës Veriore. Madje ata kanë edhe një problem shumë të madh, sepse pasuritë e patundshme, tokat, vilat, shtëpitë, pronat në bregdet janë blerë me shumicë nga të huajt. Ka qytete apo qyteza në Spanjë ku nuk flitet më spanjisht. Flitet gjermanisht apo anglisht, thuhet apo njihen se ky është qytet gjerman apo britanik. Sepse tashmë gjermanët dhe britanikët kontrollojnë bizneset, pasuritë e patundshme, turizmin dhe çdo gjë. Dhe Spanja është detyruar të nxjerri ligjin e përkohshëm të pasurive të patundshme. Nëse s’ke pasaportë spanjolle, në disa zona tani s’mund të blesh shtëpi në Spanjë”, thotë juristi.
Por a mund të ndodhë kjo edhe në Shqipëri. Spahiu e pohon:

“Dhe ky realitet do të vijë edhe në Shqipëri. Që do të thotë se ai gjermani do vijë të blejë një vilë në jug të Shqipërisë, sado 500 mijë euro do t’i duken lirë. Dhe ky kontrast do të vijë, sepse për shqiptarët do jetë mollë e ndaluar. Sepse do jenë të paprekshme çmimet që do ngrihen si pasojë e të huajve në Shqipëri. Ndaj mendoj se ky nuk është vetëm një realitet i errët dhe negativ thjesht dhe vetëm shqiptar, por global”.

Next Post
“Kopshti Eden”, instalacioni brenda Kryeministrisë është gati/ Rama: Do hapet edhe për publikun

“Kopshti Eden”, instalacioni brenda Kryeministrisë është gati/ Rama: Do hapet edhe për publikun

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In