Juristi e cilëson të papranueshme që nuk kemi asnjë procedim penal për asnjë person për mospërmbushje të detyrës, asnjë shkarkim, apo asnjë dorëheqje në administratë.
Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu u shpreh se nuk asnjë garanci që e-mailet nuk janë të manipuluara, çka sipas tij mund të çojë në rrezikun e klonimit të dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë.
“Askush nuk nga garanton se e-mailet nuk janë të manipuluara. Shqiptarët duhet të përgatiten se nga ndërhyrja që mund të bëjnë atëherë mund të kemi pasojë pavlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit. Nëse kanë hyrë në sistemin TIMS, brenda një afati 1-mujor mund të klonohen identitetet e shqiptarëve dhe pasaportat shqiptare të qarkullojnë në vende të tjera. Kjo mund të sjellë pavlefshmërinë e letërnjoftimeve dhe pasaportave të shqiptarëve. Shteti shqiptar duhet të tregohet transparent me publikun deri ku ka shkuar sulmi dhe çfarë rrezikojmë”, tha Spahiu.
/a.r