Një prej organizatorëve të lëvizjes për përmbysjen e regjimit komunist, juristi Kreshnik Spahiu shprehet se suksesin e Lëvizjes se Dhjetorit nuk e përcaktoi vetëm faktori i brendshëm, por edhe mbështetja e shërbimeve perëndimore.
“Në çdo përmbysje regjimesh ka dy faktorë, faktori i brendshëm dhe faktori i jashtëm. Pa prezencën e të dy rrethanave, nuk mundet të përmbyset një regjim politik. Ata që pretendojnë të jenë një gjeneratë që do përmbysin sistemt, nëse nuk ndërthuret me faktorin ndërkombëtare, sidomos në vende të vogla periferike si Shqipëria, është e pamundur të kemi përmbysje të regjimeve politike. Përpjekje kishin ndodhur për gjysmë shekulli, ka pasur elita politike që kanë tentuar të bëjnë lëvizje politike, apo të përmbysnin regjimin komunist, por ose ishin vrarë ose kishin përfunduar burgjeve. Do dështonte edhe lëvizja e dhjetorit, nëse s’do ishin kushtet dhe rrethanat dhe faktori ndërkombëtar në atë periudhë. E them këtë se të gjitha shërbimet, sidomos ato perëndimore ishin të përfshira në lëvizjen e dhjetorit. Nëse komunizmi nuk do ishte larguar në të gjithë Europën, vështirë se do ishte përmbysur”, tha Spahiu në Report TV./a.m.