• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Ata që kërcënojnë Altin Dumanin, kanë probleme me SHBA. Personat ‘non grata’ është kërkuar që…!

by Java News
31/08/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me lajmin e rritjes së masave të sigurisë për kreun e SPAK.

Spahiu theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, pasi kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Spahiut ata të cilët përhapën lajmin përmes mediave se Dumani është kërcënuar, janë ata të cilët donin t’i dërgonin një mesazh kërcënimi kreut të SPAK.

Juristi la të kuptohet se personat që po mundohen të kërcënojnë Dumanin, janë persona të cilët kanë problem me SHBA-të.

“Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani është kërcënuar. Unë mendoj se pas lajmit fshihet kërcënimi i vërtetë për Altin Dumaninin.

Unë mendoj që ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtëpërdrejtë kreut të SPAK, por ia kanë dërguar përmes mediave duke përhapur propagandën se Altin Dumani është nën kërcënim dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga SHBA i është kërkuar SPAK-ut që të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që janë shpallur non-grata nga SHBA, por Britania e Madhe.

Kemi një rreth më të gjerë subjektesh politike që do të jenë në hetim. Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK në nuk di të them, por themelet e shtetit janë tronditur si kurrë më parë, asnjë prokurori nuk ka mundur të vendosë pas hekurave ministra dhe deputetë të maxhorancës në pushtet.

Dora e SPAK mund të shtrihet shumë më lartë dhe unë besoj se me ardhjen e ambasadorit të SHBA, do të ketë një politikë më të ashpër të Prokurorisë së Posaçme mbi subjektet e politikës”, tha Spahiu./m.j

Next Post
“Ai tradhtar duhet të vritet”/ Deklaratat kundër kryeministrit, arrestohet rapsodi i njohur shqiptar

“Ai tradhtar duhet të vritet”/ Deklaratat kundër kryeministrit, arrestohet rapsodi i njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In