• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sovraniteti ynë si “hipokrizi e organizuar”?!

by Ben Andoni
30/07/2020 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zhvillimi i fundit, lidhur me miratimin e strukturës së Marrëveshjes së 5 Qershorit, është përshëndetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar i atashuar në vend. Kryefjala ka qenë: Shqipëria gjendet tashmë vetëm një hap nga procesi i nënshkrimit me BE-në. Por, në fakt, a e ka zgjidhur marrëveshja lëmshin e madh politik dhe përplasjen disa-vjetore të stërlodhshme pozitë-opozitë? Aspak. Shqetësimi për të ardhmen e demokracisë dhe reformën zgjedhore, që do hapin udhë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, apo modeli i vërtetë i sjellë, mbetet i paqartë aty. Veçse, kryeministri Rama dhe kryetari i Opozitës Basha janë në garë se cili do të mund të bëjë figurën më të mirë para të huajve, në një farë mënyre garantuesit e çdo marrëveshje në këtë vend. Këtyre u është shtuar edhe presidenti Meta, që shpesh i anatemon paq diplomatët e huaj: “Unë s’kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar ky është problem. Ky është raporti i presidenti me ndërkombëtarët dhe presidenti është në shërbim të integrimit të vendit”, ka thënë së fundmi, por asnjëherë konkretisht.

Por, a jemi mjaftueshmërisht sovranë dhe të lirë për të vendosur?! De jure po. Sovraniteti në literaturë konsiderohet gjëndja e të bërit ligje dhe e kontrollit të burimeve të një vendi pa ndërhyrjen e të huajve; kurse në teorinë politike, sovraniteti është një term thelbësor, që flet për autoritetin suprem mbi disa politika kyçe në një vend ose më thjeshtë: principi bazë që thekson modelin dominant Westfalian të bërjes së shtetit, kurse liria është gjëndja e të qënit i pavarur e një kombi, vendi ose shteti në të cilin banorët dhe popullsia e tij, ose një pjesë e tij, ushtrojnë vetëqeverisje dhe zakonisht kanë sovranitet mbi territorin.

Sërish, a jemi mjaftueshmërisht të lirë apo sovranë? De facto, kjo ha shumë për të diskutuar, pasi vendi ynë si strukturë e disa marrëveshjeve është i detyruar që edhe mbrojtjen e tij ta atashoj tek forcat e tjera aleate. Për të mos folur pastaj për mënyrën sesi veprohet me kontrollin e burimeve natyrore dhe elementëve të tjerë, që kanë qenë burim akuzash të vazhdueshme. Një nga studiuesit e funksionimit empirik të sovranitetit, Stephen D. Krasner, në vitin 1999 do të vërente se pavarësia, e cila duhet të burojë nga sovraniteti, është shkelur në mënyrë të vazhdueshme në disa vende, si rrjedhojë shkeljet e sovranitetit janë bërë një rutinë sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi ato janë një mjedis në të cilin normat kanë pak ndikim dhe ku dihet se aktorët shtetërorë nuk i nënshtrohen kurrë e në mënyrë të sinqertë këtyre rregullave. Rasti shqiptar e tregon hapur këtë fakt. Ndaj Krasner e quan sovranitetin si një “hipokrizi të organizuar”, që do të thotë norma juridike respektohet nga aktorët shtetërorë kur kjo është në interesin e tyre për ta bërë, por dhunohet atëherë kur nuk i përshtatet fare interesave të tyre.

Dhe, sërish, a jemi ne shqiptarët realisht sovranë?! Marrëveshja zgjedhore e arritur me ndërhyrjen direkte të SHBA dhe madje në mjedisin e tyre, këtë herë i ka turpëruar jo pak politikanët shqiptarë, ku kryeministri Rama e ka shpallur hapur pak orë më vonë se nuk do ketë më marrëveshje në kancelaritë të huaja…Por, teksa lexon mesazhet e ambasadoreshës amerikane deri ditët e fundit për çështje të ndryshme në vend, dyshon realisht për këtë premtim, që në fakt u harrua shpejt.

Jo më kot, edhe historia jonë politike flet ndryshe. Pak kohë më parë ishte momenti, kur presidenti i vendit Meta nxorri duke denoncuar mesazhe të të huajve që flisnin për ndërhyrje direkte në çështje të ndryshme në vend. E të mos shkojmë pak vite më parë, kur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit merrte pjesë një personazh i huaj, i cili do akuzohej nga Drejtësia jonë dhe jo vetëm. Nuk është vendi për të shtuar dhe katrahurën e vitit 1997, kur përfaqësuesit grekë futeshin lirisht në vend, ardhjen e zyrtarëve turq në momente para-zgjedhore apo ndërhyrjet dhe presionet e tyre të vazhdueshme dhe pa principe respekti të sovranitetit për të kulmuar me ardhjen e ish-zyrtarit të lartë austriak Vranicki për të qetësuar vendin, që për pak u shpërbë në 1997.

Por le të vimë sërish në kohët tona: Teksa Rama e theksonte në parlament sovranitetin dhe institucionin e parlamentit për problemin e fundit të Reformës Zgjedhore, pak orë më vonë përfaqësuesi amerikan ishte sërish aty në institucionin ad hoc, ngritur prej politikanëve shqiptarë. “Gabimi më i madh ka qenë identifikimi i sovranitetit me lirinë çka është marrë gjithnjë e mirëqënë në mendimin  politik e filozofik. Po të jetë e vërtetë se sovraniteti dhe liria janë e njëjta gjë atëherë në të vërtetë asnjë njeri nuk do të ishte i lirë, sepse sovraniteti , ideali i vetëmjaftueshmërisë pa kompromis dhe zotërimit të vetvetes është në kundërshtim me kushtin e mirëfilltë të shumësisë”, na kthjellon Hannah Arendt. Në fakt, koha jonë flet për një kuptim shumë më të hapur të sovranitetit, i cili përcillet ndryshe edhe me dy zhvillime të kohëve të sotme, që lidhen me integrimin e shteteve në Bashkimin Evropian dhe rritjen e rëndësisë së respektimit të të drejtave dhe lirive themelore, gjë për të cilat hasim në debate të tjera.

Në fakt, politika shqiptare e kësaj kohe, ka kaluar çdo princip sovraniteti në vlerë të interesit për të pasur pushtet. Edhe pse ne ende besojmë në një lloj moraliteti, duhet t’i besojmë, asaj që Makiavelli e argumentoi në kohën e tij se: politika dhe morali duhej të ndaheshin, dhe se një proces politik duhet të vlerësohet në bazë të dobisë dhe efikasitetit e tij, me fjalë të tjera, vlerësimi moral i një veprimi politik nuk mund të jetë baza për vendimmarrje politike.

Po ku morali për interesin nuk e prek sovranitetin? Kjo ha një çështje tjetër, por e sigurt është që Shqipëria ka një sovranitet për të cilin shqiptarët e sotëm dhe sidomos ata që u delegojmë politikat duhet ta mendojnë seriozisht. Pasi realisht po e shikojmë me këtë formim të politikanëve shqiptarë: neve nuk jemi asfare sovranë në kuptimin klasik dhe më keq akoma: askujt nuk i bën më përshtypje. Apo ashtu si e sqaron realisht Krasner, këtë stad të kohës sonë:  “Hipokrizi e organizuar”. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Kredia për ekonominë në rritje, arrin rekorde historike në dy dekadat e fundit

Garancia Sovrane II / Shtyhet deri në fund të shtatorit afati i aplikimit nga bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In